Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, njëherësh kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së në një konferencë për media ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Hekuran Murati, duke e quajtur skandaloze deklaratën se do t’i pezullojë mëditjet nga paga për grevistët.
Jasharaj në këtë konferencë për media tha se deklarata e tillë skandaloze ka tendenca të ngjallë frikë dhe të shtypë zërin sindikal.
“…Një letër që doli nga u.d i sekretarit ja falëm por kur doli zotëri Hekuran Murati që e kemi lutur me muaj të tërë për dialog dhe tha se paska guxim të tentoj të ngulfat zërin sindikal… ai si duket nga krenaria nuk e ka lexuar Ligjin për grevat…. grevat e ligjshme i garanton ligji dhe nuk ka të drejtë asnjë cent t’ia ndal grevistëve”, tha Jasharaj.
“E kemi vlerësuar deklaratën e Muratit dhe ka krijuar shqetësime dhe ne do të kemi reagimin me kohë dhe ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime dhe do të insistoj të përgatitet lënda dhe do të drejtohet ndaj ministrit Hekuran Murati…. i cili në vend që të jetë zë i qeverisë në emër të uljen së tensioneve ai kërcënon për të frikësuar dhe ngulfatur zërin e grevistëve.
I kujtoj Hekuranit që është në moshë të re se gjëra të tilla nuk kanë ndodhur që nga paslufta”, tha kreu i SBASHK-ut.
Ai po ashtu foli edhe rreth mbarëvajtjes së grevës, duke thënë se do të mbahet për aq sa dëshirojnë grevistët apo derisa të plotësohen kërkesat.
“Kërkesat e tyre janë legjitime, për ta hequr mëdyshjen se janë të diktuar ne do të mbajmë grevën për aq sa ta mbajnë grevistët ose të plotësohen kërkesat”.
Ai tha se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, atëherë fatkeqësisht 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi dhe jo në banka shkollore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare