LAJMI I FUNDIT:

Simulim i shëmtuar apo ngritje e detyrueshme për ta shpëtuar ekipin, gjesti i Busquets ka ndarë në dysh opinionin

Simulim i shëmtuar apo ngritje e detyrueshme për ta shpëtuar ekipin, gjesti i Busquets ka ndarë në dysh opinionin

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, dukej sikur kishte një dhimbje serioze gjatë fundit të ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyivit, por arriti të ngritet shpejtë për ta ndihmuar skuadrën për të mos pësuar gol.

Barcelona arriti të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj ukrainasve në udhëtim për të mbajtur gjallë gjasat për kualifikim tutje.


Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga adoleshenti spanjoll, Ansu Fati, në minutën e 70-të.

Barcelona i falet ‘xhevahirit’ të saj, goli i Ansu Fatit vendos ndeshjen
Lexo po ashtu Barcelona i falet ‘xhevahirit’ të saj, goli i Ansu Fatit vendos ndeshjen

Megjithatë, njëri nga më meritorët e fitores padyshim se ishte kapiteni i skuadrës, Busquets.

Mesfushori spanjoll është gjithmonë në ndihmë të skuadrës dhe në fund të ndeshjes arriti të bëjë një rikuperim të shpejtë, edhe pse dukej i lënduar.

Notat e lojtarëve, Dinamo Kiev 0-1 Barcelona: Shkëlqen mbrojtja e katalunasve
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Dinamo Kiev 0-1 Barcelona: Shkëlqen mbrojtja e katalunasve

Në minutën e 88-të të ndeshjes, 33-vjeçari kontrovers pati një duel me kundërshtarin, ku mbeti i shtrirë, por pasi gjyqtari nuk ndali lojën, ai u ngrit shpejt dhe vazhdoi.

Sigurisht Busquets ndau opinionin me veprimet e tij në fushë, pasi disave iu duk qesharake dhe simulim, ndërsa disa tjerë e vlerësuan për ngritjen e shpejt dhe rikuperimin që bëri brenda sekondave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori