Atletico është në krye të tabelës dhe ka nevojë për katër pikë në dy ndeshjet e radhës për ta ngritur titullin, me ndeshjen e fundit të cilën e zhvillon përballë njërit prej dy rivalëve, Barcelonës.

“Ne jemi në tre javë emocionuese. Ne duhet ta ruajmë hapin tonë dhe të vazhdojmë të punojmë mirë. Është më pak vrull adrenaline dhe më shumë një ndjenjë marramendjeje”.


“Unë kam përjetuar shumë gjatë karrierës time si lojtar dhe është një ndjenjë në na pëlqen ne po kënaqemi. Ju duhet gjithmonë të besoni dhe ne besojmë”.

“Ajo çfarë po bëjmë është përgjegjësi. Ne nuk i shohim këto javë në aspekt të presionit: ne po i marrim ato si sfidë të cilën duhet ta kalojmë”, ka thënë argjentinasi për Marca. 

telegrafi sport app