LAJMI I FUNDIT:

Simbolet shtetërore, himni dhe flamuri i Kosovës do të lejohen në Spanjë, në garat ku do të jenë pjesëmarrës sportistët tanë

Simbolet shtetërore, himni dhe flamuri i Kosovës do të lejohen në Spanjë, në garat ku do të jenë pjesëmarrës sportistët tanë
Majlinda Kelmendi, Kosova, Flamuri (Foto: Francois Nel/Getty Images for BEGOC/Guliver)

Një lajm shumë i mirë për sportin e Kosovës sapo ka ardhur nga Spanja. Qeveria e këtij vendi ka marrë vendim që tani e tutje të mos e përziejë politikën në sport.

Qeveria spanjolle është dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilët kërcënuan Spanjën që nëse nuk garantojnë se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’ua japin organizimin e asnjë gare ndërkombëtare.


Flamuri i IOC (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Menjëherë gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është mbledhur Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’i lejojë të garojnë edhe me flamurin e Kosovës dhe himnin e vendit tonë – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga vendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë. Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC.

Njoftimi nga IOC

Kjo do t’u sigurojë sportistëve të Kosovës të marrin pjesë me kushte të njëjta me të gjithë sportistët tjerë të 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare të njohura nga IOC, thuhet më tej në komunikatë.

IOC dëshiron të shpreh mirënjohjen e sinqertë me këtë vendim të miratuar nga Qeveria Spanjolle dhe mbështetur nga kryeministri Pedro Sanchez.

Javën e kaluar, pikërisht Qeveria e Spanjës vendosi të mos lejojë karateistët tanë të garojnë me flamurin dhe himnin e Kosovës në kampionatin botëror të organizuar në Madrid.

Komiteti Olimpik i Kosovës përshëndet dhe mirëpret vendimin e Spanjës dhe uron gjithë sportistët tanë, të cilët tani e tutje do të jenë të barabartë në të gjitha garat që organizohen në territorin e Spanjës, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë që KOK, përkatësisht presidenti, Besim Hasani, gjatë gjithë këtyre ditëve ishte në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e lartë të IOC-ut për problemin e shfaqur javën e kaluar me moslejimin e flamurit të Kosovës në garat e karatesë, e njëkohësisht është duke bërë trysni që një zgjidhje emergjente të gjendet edhe për boksieren Donjeta Sadiku, të cilës nuk po i jepet viza nga Qeveria e Indisë, për pjesëmarrje në botërorin e boksit që nis nesër në New Delhi.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori