LAJMI I FUNDIT:

Silva shënon në minutën e fundit, Milani triumfon minimalisht ndaj Barcelonës

Silva shënon në minutën e fundit, Milani triumfon minimalisht ndaj Barcelonës
Futbollistët e Milanit duke festuar golin ndaj Barcelonës. (Getty Images)

Milani ka marrë një fitore befasuese 1-0 kundër Barcelonës në International Champions Cup.

Dy gjigantët evropianë u përballen mes vete në Levi’s Stadium të Californis.


Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola por me disa raste të mira shënimi, ku u dominua kryesisht nga Barcelona.

El Haddadi i Barcelonës rrezikoi dy herë, ndërsa Malcom ishte i disponuar për lojë ku goditi edhe një shtyllë.

Malcom ishte i pandalshëm në këtë takim por që nuk arriti të shënoj gol. (Getty Images)

Rastin më të mirë për Milanin në 45 minutat e para e pati Fabio Borini por që goditja e tij u bllokua.

Pjesa e dytë ishte më e tensionuar, ku në minutat 66 dhe 72 pati disa kacafytje mes lojtarëve.

Kacafytje mes futbollistëve të të dyja skuadrave. (Getty Images)

Gjithsesi golin e vetëm në këtë takim e shënoi zëvendësuesi Andre Silva.

Sulmuesi portugez realizoi në minutën e tretë shtesë pasi pranoi një top të mirë në zonë nga Kessie.

Kësisoj dy skuadrat përfundojnë turneun me nga dy humbje dhe me nga një fitore. /Telegrafi/