Sulmuesi i Mlanit, Andre Silva, ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga Sevilla në fund të këtij sezoni, pas huazimit njëvjeçar në La Liga.

Skuadra spanjolle kishte opsionin që ta blinte kartonin e sulmuesit portugez për 35 milionë euro nga Rossonerët, por në fund të sezonit gjërat rrodhën ndryshe.

“Një tjetër sezon përfundoi, faleminderit Sevilla për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Andre Silva në llogarinë e tij në Instagram.

“E dashuroja shpirtin e klubit dhe qytetin. Shpresoj që e ardhmja te sjell gjëra të mira”, ka shtuar më tej sulmuesi portugez, që në verë do të rikthehet te Milani.

Lojtari 23-vjeçar ka shënuar shtatë gola në shtatë paraqitjet e para në La Liga për skuadrën spanjolle, por më pas ai nuk arriti të shënonte më shumë se dy të tjera.

Të gjitha lajmet nga Andre Silva Të gjitha lajmet nga Andre Silva

Ish-sulmuesi i Portos kishte shënuar 10 gola në 40 paraqitje për Milanin gjatë sezonit 2017/2018, por në verën e kaluar u huazua te Sevilla, për t’u rikthyer sërish në këtë verë në San Siro. /Telegrafi/