LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina triumfon ndaj Levskit në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina triumfon ndaj Levskit në Ligën Ballkanike
(Foto: balkanleague.net)

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme si vendase e BC Levskit (66-63), ndeshje kjo e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Bardhekaltrit nuk e filluan në mënyrën më të mirë ndeshjen, ku çerekun e parë e mbyllën në disavantazh 16:24 kundër Levskit, ndërsa në çerekun e dytë të dy skuadrat u ndanë të barabarta me pikë, respektivisht 16:16.


Pas pjesës së parë, rezultati qëndronte 32-40 në favor të klubit bullgar, ndërsa në pjesën e dytë gjiganti kosovar ishte ai i cili shkëlqeu në parket, transmeton KP.

Fillimisht, Sigal Prishtina arriti të barazojë rezultatin e ndeshjes, ku në çerekun e tretë kryesonte me rezultat 22:14, kështu duke barazuar rezultatin në 54:54, kurse çereku i fundit i ndeshjes ishte vendimtar që Sigali të arkëtojë pikët e plota.

Çerekun e katërt prishtinasit e mbyllën me epërsi prej tre pikëve, respektivisht, me rezultat 12:9, ku kjo diferencë bëri që Sigali ta mbyll ndeshjen në favor të vet, kështu duke e mposhtur BC Levskin me rezultat final 66-63.

Me fitoren e sotme, Sigal Prishtina renditet në vendin e tretë në Grupin C të kësaj gare, ku në katër ndeshje të zhvilluara ka arkëtuar shtatë pikë, aq sa ka edhe vendi i fundit Academic Plovdiv, ndërsa një pikë më pak se kundërshtari i sotëm Levski, që zë vendin e dytë, dhe lideri i tabelës Galil Elyon.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori