LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina shpalos objektivat për sezonin e ri

Sigal Prishtina shpalos objektivat për sezonin e ri
(Foto: Screenshot/KP)

Presidenti Burim Maraj, trajneri Ekrem Memnun dhe basketbollisti Dardan Berisha u shprehën të bindur në arritjen objektivave duke filluar nga titulli i Superligës së Kosovës si dhe sukseset në garat evropiane.

Maraj tha se klubi synon të shpallet kampion për herën e 14-të.


“Besoj që do të jetë një stinor shumë konkurrues dhe interesant. Klubi Sigal Prishtina do të merr pjesë në Superligën e Kosovës dhe synojmë të shpallemi kampion për herën e 14-të. Të gjitha përgatitjet dhe investimet e duhura janë bërë që klubi të ketë një sezon triumfuese. Sigal Prishtina këtë vit merr pjesë në ligën prestigjioze evropiane Fiba Europa Cup ku skuadra jonë është e vendosur në raundin e dytë dhe po presim fituesin e ndeshjes Bc Kalev Kramon nga Estonia dhe Cd Vita Junior nga Kroacia, ndeshja do të zhvillohet me 27 dhe 30 shtator. Po ashtu këtë vit klubi ynë për shkak të imazhit të mirë ndërkombëtar që vjen nga sukseset e mëparshme është i ftuar edhe në ligën EN BL, Europian North basketboll ligë, apo liga e Evropës Veriore. Në këtë ligë përfshihen skuadra të forta evropiane me shtetet superfuqi të basketbollit.”, tha Maraj.

Kurse trajneri Ekrem Memnun tha se Sigal Prishtina tha se ky klub duhet dhe di se si të fitohen trofetë.

“Siç e tha edhe presidenti, unë e di ku jemi, i di pritjet, e di çfarë është Prishtina kështu që ne jemi këtu për ta sjellë Prishtinën dhe t’i bëjmë “Plisat” të lumtur ku ne ishim. Prishtina duhet të fitojë trofe ata e dinë se si fitohen trofetë dhe pritjet për trofe. Ne gjithashtu i njohim kundërshtarët, i respektojmë të gjithë de qëllimi ynë i parë është natyrisht që të provojmë të kualifikohemi në fazën e grupeve të FIBA Cup që do të jetë objektivi ynë i parë”, tha Memnun.

Ndërsa basketbollisti Dardan Berisha tha se është kthyer në këtë klub për të arritur suksese të mëdha si në garat evropiane ashtu edhe në ato vendore.

“Kam ardhur për të fituar, kam ardhur për t’i fituar të gjitha çfarë është e mundshme . Jam shumë i motivuar, e di çfarë kërkon Prishtina, po besoj me trajnerin me të gjithë stafin si më kanë pritur shukmë mirë, po besoj që do t’ia qëllimet…Jo vetëm me Pejën por të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira të gjitha ekipet janë forcuar por normal që me Pejën është derbi. Unë jam shumë i motivuar, do të jetë një vit shumë i vështirë për ne, por po besoj që do ta kalojmë dhe n dhe të kemi sukses”, tha Berisha.

Berisha zbuloi edhe një paraskenë interesante ku në vitin 2010 derisa luante për Poloninë, kishte refuzuar të luajë kundër Shqipërisë.

“Ka qenë viti 2010 më duket, ishin kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe në atë kohë unë kam luajtur për përfaqësuesen e Polonisë dhe e kemi pasur në grup Shqipërinë dhe kam refuzuar të luajë edhe në Shqipëri edhe në Poloni. Normal ishte presioni atje pse nuk po luaj, edhe trajneri në atë kohë i përfaqësueses së Polonisë edhe federata e kanë kuptuar, ndoshta tifozët o aq shumë, por unë ashtu jam ndier dhe ashtu e vendosa”, tha Berisha. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori