LAJMI I FUNDIT:

Si u grushtua Eden Hazard qysh në stërvitjen e parë te Lille për shkak të vetëbesimit të tepruar

Si u grushtua Eden Hazard qysh në stërvitjen e parë te Lille për shkak të vetëbesimit të tepruar

Eden Hazard gjithmonë ka qenë një futbollist me vetëbesim të jashtëzakonshëm.

Me talentin e natyrshëm që posedoi, është shumë e logjikshme ta paramendojmë atë si lojtar mendjemadh në rini, por kjo sjellje nuk u prit mirë nga bashkëlojtarët pas stërvitjes së parë te Lille.


Hazard pati një karrierë spektakolare me Lille, para se të vazhdonte aventurën në Premier League te Chelsea.

Por para krejt kësaj, Hazard ishte dikur një 16-vjeçar shumë mendjemadh, sidomos pasi ishte promovuar në skuadrën seniore të Lille. Por, sipas ish-bashkëlojtarëve, futbollistët seniorë nuk e vlerësuan sjelljen e tij kur erdhi për herë të parë.

Mbrojtësi i Lille, Gregory Tafforeau kishte zbuluar një histori të jashtëzakonshme si belgu ishte goditur në dy raste të ndryshme nga bashkëlojtarët seniorë pas ardhjes.

Tafforeau tha për ‘The Sun’: “Hazard u shfaq në stërvitjen e parë të Lille me çorapet e ulura poshtë, tojat e zgjidhura dhe pa mbrojtëse”.

Të gjitha lajmet nga Eden Hazard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

“Sa i përket standardit, ai stërvitej sikur të ishte veteran i klubit. Kjo i frustroi lojtarët seniorë”.

“Shpejt dëgjoja zëra që ngriteshin në dhomën e zhveshjes, dhe dëgjova një kërcitmë të zhurmshme”.

“Shkova dhe pashë Hazardin duke e mbajtur faqen. Franck Beria, një prej lojtarëve kryesorë tanë, ishte aty dhe sytë i kishte të mbushur me frustrim”.

“Doli se Eden Hazard ishte takuar me Franck në qendër të qytetit dhe ishte tallur me të para të gjithëve”.

“Dy ditë më vonë, ai u godit edhe një herë nga mbrojtësi Nicolas Plestan. Djaloshi ishte i përlotur. Nga aty, ne vumë re një ndryshim në sjellje”, ka vazhduar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori