LAJMI I FUNDIT:

“Si t’i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera

“Si t’i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera

Jack Wilshere ka treguar histori interesante nga karriera e tij, por edhe jeta me fëmijët të cilët vazhdimisht e pyesin pse është pa ekip. Mesfushori anglezi ka treguar edhe për bisedat e tij me ish-trajnerët si Arsene Wenger dhe Unai Emery.

Wilshere është 29 vjeç dhe nuk ka ekip. Vitin e kaluar ai veshi fanellën e Bournemouth gjatë gjysmës së dytë të sezonit, ku luajti 17 ndeshje – 11 prej tyre si titullar – dhe askush nuk e ka thirrur përsëri këtë verë.


Ai që dikur ishte futbollisti më emocionues në Angli, sot është një lojtar pa ekip dhe, edhe më keq, pa oferta.

Dikur shihej si njëri nga lojtarët më perspektiv në botë, sot Jack Wilshere në prova tek skuadra e kategorisë së dytë angleze
Lexo po ashtu Dikur shihej si njëri nga lojtarët më perspektiv në botë, sot Jack Wilshere në prova tek skuadra e kategorisë së dytë angleze

“Ndihem sikur një derë është mbyllur për mua në vendin tim”, ka thënë fillimisht Wilshere në një intervistë për The Athletic.

“Asnjëherë në jetën time unë nuk mendova se do të vija në këtë pozicion si sot, pasi mendoja se në moshën 28-29 vjeçare do të isha në krye të karrierës sime. Dhe mendova se do të ishte kështu, se do të vazhdoja të luaja për Anglinë, se do të vazhdoja në një klub të madh..”.

“Fëmijët e mi janë tashmë në një moshë ku i kuptojnë gjërat. Archie, i cila është nëntë vjeç, më pyet: Çfarë mendoni për MLS? Çfarë jeni ju që nuk luan në ligë? Ai e do futbollin, ai di gjithçka”.

“Ndonjëherë ai më thotë: Pse asnjë ekip nuk të do? Nuk e di. Si t’ua shpjegoj atyre? Ata kanë miq në shkollë dhe ju e dini se si janë fëmijët, ata mund të jenë shumë të ashpër”.

“Pse babai juaj nuk punon? A nuk është ai një futbollist i mirë? Në fakt, dy të vegjlit, Siena dhe Jack, nuk e kanë parë kurrë babanë e tyre duke luajtur futboll”.

“Gjëja më e vështirë është të përpiqesh ta shpjegosh kur ata pyesin gjëra të tilla si: Pra, pse nuk nënshkruan për një ekip në Angli? Dhe unë mendoj: sepse askush nuk më do”.

“Unë kurrë nuk duhet të isha larguar nga Arsenali dhe kjo nuk ka të bëjë me West Ham sepse isha tifoz kur isha i vogël. Kam pasur një bisedë me Wenger kur u ktheva nga huazimi im në Bournemouth dhe më kishin mbetur 12 muaj nga kontrata ime: Ai më tha: Mund të shkosh, këtu nuk do të të ofrojmë një kontratë të re”.

Wilshere: Kurrë nuk e kam imagjinuar ndonjëherë se do të luaja në Championship
Lexo po ashtu Wilshere: Kurrë nuk e kam imagjinuar ndonjëherë se do të luaja në Championship

“E dija që Wenger më vlerësonte mua si futbollist dhe e dija që nëse kisha ndeshje, mund të fitoja besim. Unë kisha të njëjtën bisedë kur u ula me Emeryn dhe ai më tha: ‘Shiko, këtu ke një kontratë të re, por nuk do të jesh në formacionin tim titullar”.

“Mbaj mend që u largova i zemëruar, i telefonova agjentit tim dhe i thashë se duhej të largohesha. Ndoshta duhet të kisha kaluar disa ditë për të menduar se mund të kisha luftuar për një pozicion në atë mesfushë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori