LAJMI I FUNDIT:

Si t’i mbroni lulet nga dielli dhe i nxehti i verës

Si t’i mbroni lulet nga dielli dhe i nxehti i verës

Në sezonin e verës shumë bimë jetojnë dhe rriten më mirë nëse mbahen jashtë. Por, nxehtësia dhe dielli mund të bëhen vdekjeprurëse për to

Për këtë arsye është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla në mënyrë që t’i mbani ato sa më të gjelbra dhe të shëndetshme.


Atëherë, si të shmangim faktin që gjethet të bëhen të verdha dhe që lulet të bien? Si t’i mbrojmë bimët? Këtu janë disa këshilla të vlefshme për ju!

Gjëja e parë që duhet të bëni është të rrisni dozat e ujit për bimët tuaja gjatë verës. Nuk do të jetë më e mjaftueshme një herë në ditë, por do të duhen dy.

Lagni tokën në orët më të freskëta të ditës, pra herët në mëngjes dhe në mbrëmje kur dielli ka perënduar. Nuk do të kishte kuptim të ujisni bimët në orët e të ditës me pikun e diellit sepse uji nuk do të ishte në gjendje të depërtonte në tokë.

Nëse nuk keni kohë në mëngjes, lini pak më shumë ujë në vazo, kështu bima do të marrë atë që duhet gjatë ditës.

Një masë tjetër paraprake e rëndësishme është të shmangni lënien e bimëve në rrezet e diellit direkte gjatë orëve të nxehta. Trëndafilat, për shembull, nëse thithin shumë diell do të digjen dhe petalet do të veniten menjëherë.

Nëse keni një qoshe të vogël të gjelbër në kopsht, zgjidhni anën veriore për bimët tuaja në mënyrë që ato të mos vuajnë nga dielli.

Në ditët kur dielli përvëlon, spërkatni pak ujë në gjethe dhe lule dhe do të shihni që ata do të vuajnë më pak nga i nxehti i verës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori