Çdo punëdhënës përpara se ta punësojë dikë ka një kureshtje çfarë performance ka pasur në punët e kaluara. Një mënyrë që ata ta bëjnë këtë është të kontaktojnë me punëdhënësit e kaluar. Sigurisht ju mund ta keni krijuar një listë të referencave, por rekruterët mund të thërrasin individë të cilët nuk janë të listuar tek referencat tuaja.
Pavarësisht që mund të keni paraqitje të mirë gjatë intervistës, referencat e këqija e kanë fuqinë për ta minuar mundësinë për ofertë të punës. Por, patjetër që mund të bëni diçka për ta forcuar listën tuaj të referencave.
Si t’iu shmangeni referencave të këqija?
Kontaktoni punëdhënësin e kaluar
Edhe pse mund të ketë kaluar kohë që prej kur jeni ndarë nga një kompani, punëdhënësi mund të jetë ende i hapur për t’i rindërtuar raportet e mira me ju. Nëse i qaseni me sjellje të mirë dhe mirëkuptim një punëdhënësi kjo do ta bëjë të vetën. E keni gjithë mundësinë për të shprehur mirëkuptim në lidhje me çështje të ndryshme, në mënyrë që të tregoni se e keni mirëkuptuar edhe anën e saj.
Në bisedën me punëdhënësin e kaluar është mirë që ta përdorni shpesh fjalën “unë”, në mënyrë që ta mbani përqendrimin tek ju. Ky kontakt ju ndihmon ta keni mundësinë për të kërkuar falje nëse është nevoja. Dëgjimi aktiv është nga mënyrat më të mira për të punuar drejt një zgjidhjeje.
Kërkoni mendim nga punëdhënësi potencial
Nëse rekruteri juaj i ka kontaktuar referencat, mund ta pyesni atë rreth bisedës që kanë bërë. Nëse arrini t’i dini pikat kyçe të bisedës ju ndihmon edhe të gjindeni. Shembull, nëse e merrni vesh që njëra nga referencat ka thënë që jeni vonuar vazhdimisht në punë, ju mund t’ia bëni me dije punëdhënësit potencial që jeni të vetëdijshëm për këtë, dhe keni bërë gjithçka që t’i përmirësoni aftësitë e menaxhimit të kohës. Me këtë nismë mund t’i përmendni edhe disa cilësi të tjera që me të vërtetë i posedoni, transmeton Akademi Pune.
Kërkoni ndihmë
Në mënyrë që ta kuptoni çfarë mund të thonë referencat për ju, mund ta kërkoni ndihmën e të tjerëve. Ndonjë shok apo ish koleg mund ta thërrasë punëdhënësin e kaluar dhe t’i kërkojë referencë për ju, pastaj ata t’ju njoftojnë se çfarë punëdhënësi ka thënë. Kjo jua jep një ide nëse duhet të mbroheni apo të krenoheni të punëdhënësi potencial.
Kontrolloni referencat tjera
Një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i shmangur referencat e këqija, sidomos për ata që kanë përvojë të madhe të punës është t’i kontaktoni të gjitha vendet e punës ku keni punuar në të kaluarën. Pyesni ata se çfarë qëndrimi do ta kenë nëse ju thërret punëdhënësi i ardhshëm! Duke qenë në njohuri, mund t’i zëvendësoni ata që flasin keq me ata të cilët do t’i thonë fjalët më të mira për ju.
Mos harroni: Në referenca mund të përfshini edhe njerëz të tjerë që nuk janë domosdoshmërisht punëdhënësit tuaj. Ata mund të jenë kolegët, klientët, mentorët, profesorët e fakultetit ose njerëzit me të cilët keni punuar në organizata për punë vullnetare. Duke pasur kaq shumë njerëz, mund t’i shmangni njerëzit që e kanë mundësinë edhe t’ju prishin punë. Gjithmonë bëni hapin e sigurt!
Ndryshoni
Referencat e këqija për ju, nuk mund të jenë plotësisht të këqija, madje mund të jenë mjaft të dobishme nëse i shihni me sy tjetër. Në të gjitha ato fusha ku jeni kritikuar, mund të punoni me veten për t’u përmirësuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën