LAJMI I FUNDIT:

Si do të rreshtohej Real Madridi me Edon Zhegrovën dhe dy transferime të tjera

Si do të rreshtohej Real Madridi me Edon Zhegrovën dhe dy transferime të tjera

Në një artikull të mediumit spanjoll ‘Masfichajes’, talenti kosovar Edon Zhegrova është në qendër të vëmendjes së Real Madridit.

Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me fanellën e Lille, duke kontribuar në 20 gola në 39 ndeshje të zyrtare, duke shënuar 11 e duke asistuar në nëntë të tjerë.


Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të tij, drejtuesit teknikë të Real Madridit kanë filluar të shohin në Zhegrova një talent me perspektivë të madhe për të ardhmen.

Lajm bombastik vjen nga Spanja: Real Madridi po mendon transferimin e Edon Zhegrovës
Lexo po ashtu Lajm bombastik vjen nga Spanja: Real Madridi po mendon transferimin e Edon Zhegrovës

Mediumi spanjoll thekson se Real Madridi është në kërkim të futbollistëve të rinj për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm. Në këtë kontekst, Zhegrova shihet si një blerje e mundshme që mund të sjellë freski dhe thellësi në sulmin e Los Blancos. Megjithëse ai nuk është prioriteti numër një, talenti dhe rinia e tij e bëjnë atë një opsion tërheqës për klubin spanjoll.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili po konsiderohet si një nga talentët më të ndritshëm në tregun aktual të futbollit, mund të jetë në prag të një shkëputjeje të madhe në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e një skuadre të madhe si Real Madridi, ndërsa çmimi i tij është vetëm 15 milionë euro.

Los Blancos kanë nevojë për një lojtarë të lëvizshëm si Zhegrova, duke ditur se Rodrygo ka luhatje të mëdha në formë, andaj më poshtë mund të shikoni se si mund të rreshtohen Los Blancos me reprezentuesin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori