LAJMI I FUNDIT:

Si ta nxirrni më thjesht tepricën e ujit nga veshët

Si ta nxirrni më thjesht tepricën e ujit nga veshët

Shpesh pas larjes ose dushit mbetet pak ujë në veshë. Kjo pos që nuk është ndjenjë e këndshme, mund të shkaktojë edhe infeksione.

Me këto shtatë truqe shpejt do t’i zgjidhni ato telashe. Nëse nuk mundeni dhe nëse ndieni dhembje, patjetër shkoni te mjeku, transmeton Telegrafi.

Me këta artikuj do të mund ta hiqni ujin nga veshët:

Bëni pika nga alkooli dhe uthulla

Kjo përzierje do ta lirojë kalimin e ujit nga veshët dhe do të pengojë infeksionin. Procedura është e thjeshtë. Në një shishe qitni gjysmë alkool dhe gjysmë uthull, dhe me kulluese qitni disa pika në vesh. Kullojeni duke e lëvizur kokën. Këtë nuk bën ta praktikoni nëse ju është lënduar membrana e timpanit.

Bëni vakuum në vesh

Shtypeni me shuplakë veshin nga i cili nuk kullon uji. Shtypni derisa të bëni vakum të butë për nxjerrjen e ujit. Vakuumin mund ta bëni edhe me gisht. Ktheni veshin poshtë, futeni gishtin në të dhe shpejt nxirreni jashtë. Thani veshin me ajër të ngrohtë.

Përdorni tharësen e flokëve

Rregullojeni në shkallën më të vogël dhe vendoseni 30 centimetra larg nga veshi. Ajri i ngrohtë do të nxisë avullimin e ujit nga veshi. Kërceni në njërën këmbë. Lakojeni kokën në të njëjtën anë në të cilën veshi është plot ujë.

Qëndroni në njërën këmbë dhe kërceni

Njëkohësisht tërhiqeni laprën e veshit, sepse kjo mund të zgjerojë pak kanalin e veshit. Nëse nuk dëshironi të kërceni, provoni të lakoni kokën dhe të tërhiqni laprën.

Shtrijuni dhe llogarisni në gravitacion

Shtrijuni në stomak dhe nga poshtë ktheni veshin i cili është plot me ujë. Qëndroni disa minuta. Mund të ndodhë që gravitacioni të bëjë të veten dhe uji të rrjedhë nëpër vrimë.

Përtypuni ose bëni sikur jeni duke përtypur

Eshtrat e nofullës janë afër veshëve dhe lëvizjet sikur jemi duke përtypur ushqimin mund të ndihmojnë. Hani diçka, futni çamçakëzin në gojë ose thjesht improvizoni. Njëkohësisht lakoni kokën nga poshtë me veshin i cili nuk ka ujë, dhe vrullshëm kthejeni në anën tjetër.

Provoni të gogësini

Edhe gogësima ndihmon si edhe përtypa, sepse eshtrat përreth veshëve lëvizin. Kjo mund të sjellë lehtësim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori