LAJMI I FUNDIT:

Si ta dimë që po fillon menopauza?

Si ta dimë që po fillon menopauza?

Është shumë vështirë ta dimë këtë me saktësi. Cikli menstrual ndoshta veç sa ka filluar të çrregullohet dhe vetëm disa simptoma janë paraqitur. Edhe veç këto rregullime mund të jenë shenjë e fillimit të menopauzës.


Lista e simptomave të menopauzës është shumë e gjatë. Mund të paraqiten vetëm disa prej tyre, apo mund të paraqiten që të gjitha, transmeton Telegrafi.

Reklama

Disa nga shenjat janë: periudha e nxehtësisë dhe djersitjes gjatë natës, thatësia e vagjinës, lodhja, depresioni, pagjumësia, të frikësuarit, ndjenja e pasigurisë, ulja e vetëbesimit, humbja e dëshirës për jetën seksuale, cikli jo i rregullt, gjakderdhja shumë e madhe, infeksionet urinare, shtimi në peshë, dhimbjet e nyjeve, harresa dhe ndjenja e të qenit joatraktive. Ndryshimi i disponimit në menopauzë është shumë i shpeshtë.

Nxehtësia e shpeshtë trupore është simptoma më e shpeshtë e menopauzës. Kjo paraqitet me skuqje te fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit dhe zgjatë disa minuta, dhe po ashtu përcillet edhe me djersitje. Këto simptome mund të fillojnë edhe para ndaljes së plotë të ciklit menstrual.

Vagjinës i duhet estrogjeni që të jetë fleksible, e lagur dhe e pranueshme për marrëdhënie seksuale. Me zvogëlimin e estrogjenit vagjina mbetet e thatë dhe marrëdhënia seksuale mund të bëhet jo e përshtatshme dhe me dhimbje. Gruas në menopauzë i nevojitet lubrifikanti ose kremi që t’i ndihmojë në thatësi të vagjinës. Kjo në veçanti te ato femra të cilat pauzojnë për arsye të ndryshme në marrëdhënie seksuale.

Qelizat e uretrës (një kanal nëpër të cilin urina zbrazet nga mëshikëza e urinës jashtë) gjithashtu janë të varura nga estrogjeni; ato e humbin elasticitetin gjatë menopauzës. Prandaj gratë në menopauzë kanë probleme me mospërmbajtje dhe ndjejnë që kanë nevojë për urinim më të shpeshtë.

Osteoporoza është një sëmundje e eshtrave e cila fillon me moshë, por të gratë në menopauzë është më e shpeshtë për arsye të zvogëlimit të nivelit të estrogjenit. Paraqitet më shpesh të femrat të cilat janë më të dobëta në peshë, ato që e konsumojnë duhanin dhe te ato të cilat nuk merren me aktivitet fizik. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Moda
Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Kjo është çështja në të cilën shumica e çifteve nuk pajtohen!

Në çift
Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Keshilla Modë
Ke fytyrë të rrumbullakët? Ja disa prerje flokësh që shkojnë më shumë për çdo formë

Ke fytyrë të rrumbullakët? Ja disa prerje flokësh që shkojnë më shumë për çdo formë

Flokë dhe stil
Konfuzioni i pasarelave: Pamja e ngjashme me Bella Hadid shkaktoi bujë në industrinë e modës

Konfuzioni i pasarelave: Pamja e ngjashme me Bella Hadid shkaktoi bujë në industrinë e modës

Moda
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Kalo në kategori