LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni rrezitjen tuaj të qëndrojë më gjatë

Si ta bëni rrezitjen tuaj të qëndrojë më gjatë

Janë të shumtë ata që i kanë mbaruar pushimet tashmë. Kujtimi i vetëm i prekshëm ka mbetur lëkura e rrezitur, e theksuar dhe e përkryer. Dhe si çdo vit, mendimi që do largohet shpejt, na mërzit pak. Ja disa këshilla për ta pasur më gjatë nuancën.

Rregulli numër një është: hidratohuni! Që do të thotë: vazhdoni të hani shumë fruta dhe perime dhe pini të paktën 1 litër ½ ujë në ditë (i detyrueshëm!) Për ta hidratuar lëkurën nga brenda.


Në dush, lini mënjanë shampon e zakonshme të trupit dhe zgjidhni produkte të veçanta, që hidratojnë maksimalisht lëkurën si një vaj zbutës.

Nëse rripeni, mos ngurroni të hiqni qelizat sipërfaqësore me një pastrim delikat. Ndryshe nga çfarë mendohet, nuk do e zbehë lëkurën e rrezitur, por do i japë shkëlqim dhe ndriçim lëkurës. Në vend të pastrimit mund të përdorni një dorezë me fije të leshta ose një peshqir të ashpër.

couple-cream-624x416

Kujtohuni të hidratoni gjithmonë lëkurën, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas pastrimit dhe pas çdo dushi apo banje. Bëjnë mirë kremrat hidratantë ose kremrat pas diellit që janë në të njëjtën kohë qetësuese dhe freskuese.

Fytyra meriton një trajtim të veçantë. Lyejeni lëkurën me produkte të butë dhe aplikoni rregullisht, javët e para pas kthimit nga pushimet edhe një herë në çdo 2 ditë, një maskë ushqyese.

Nëse lëkura nis të shfaqë njolla më të errëta, shenjë që rrezitja po largohet, eliminojini me një peeling dhe aplikoni një krem zbardhues.

Nëse lëkura ka humbur shumë ngjyrë, mund të bëni një seancë solari artificial për të zgjatur nuancën. Ose mund të aplikoni një vetërrezitës, por duhet të keni aplikuar scrub paraprakisht.

Për një ngjyrë të shëndetshme në fytyrë mund të zgjidhni bazë të errët ose një krem të shndritshëm me reflekse të arta. /Telegrafi/

J-Lo-beauty-jlo-mirror-getty