LAJMI I FUNDIT:

Si pjesë e kushtit para martesës – Jennifer Lopez kërkon nga Ben Affleck që të kryejnë marrëdhënie katër herë në javë

Si pjesë e kushtit para martesës – Jennifer Lopez kërkon nga Ben Affleck që të kryejnë marrëdhënie katër herë në javë
Foto: Getty Images

Çifti i famshëm i Hollywoodit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ditë më parë u fejuan sërish pas gati 20 vitesh.

Pas gjithë kësaj kohe, sikurse JLo ashtu edhe Affleck kanë pasur romanca të tjera dashurie dhe kanë disa fëmijë me ish-partnerët, por që dyshja vendosën t’i japin vetes një mundësi tjetër në dashuri në 2021.


Të flasësh për “Bennifer 2” nuk mund të mos përfshijë tema tronditëse, siç është rasti i marrëveshjes paramartesore që Lopez ka kërkuar nga Affleck, e që përfshin disa kërkesa më shumë se kurioze.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: AP)

Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit dhe që tërheq vëmendjen e tabloidëve është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë.

Me sa duket, JLo po i kërkon Affleckut që të kenë të paktën katër herë në javë marrëdhënie seksuale, si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen.

Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck
Lexo po ashtu Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

Çfarë thonë fansat e Lopez dhe Affleck për kërkesën e yllit të “Hustlers”?

Reagimet për kërkesën e papritur të artistes drejtuar yllit të “Live By Night” nuk kanë vonuar me reagime në rrjetet sociale, ku ndërkohë që disa përdorues mendojnë se është paksa e ekzagjeruar kërkesa, të tjerë mendojnë se nuk është aspak e çuditshme dhe kështu çifti do të kalojë shumë mirë.

Kjo për disa të tjerë është mënyra ideale për të mbajtur gjallë pasionin mes aktorëve. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori