LAJMI I FUNDIT:

Si përgatiten më të mirët: Rituali interesant i ngrohjes i LeBron Jamesit (Foto, Video)

Si përgatiten më të mirët: Rituali interesant i ngrohjes i LeBron Jamesit (Foto, Video)

LeBron James është i njohur si njëri që dëshiron të aplikojë teknika të pazakonta në treningun e vet, mirëpo nga starti i sezonit të ri të NBA-së në repertorin e vet të ngrohjes ka futur ritualin i cili është më i ngjashëm me pikat e cirkut sesa që i përket terrenit të basketbollit.

Sipas informacioneve të sajtit Bleacher Report, fjala është për rekuizitën interesante të fitnesit në formë balonash të cilat teknikisht quhen elitë Waff Mini dhe të cilët basketbollistit të njohur i ndihmojnë që nyjat e tij të jenë të gatshme për mesatarisht 40 minuta lojë sa ai luan këtë sezon.


Këtë parim interesant i ngrohjes Lebron e ka filluar në fillim të tetorit kur ka lënduar nyellin e këmbës me rekomandimin e trajnerit shumëvjeçar të kondicionit, Mike Mancias, transmeton Telegrafi.

Pas aplikimit të kësaj teknike të pazakontë, e cila kërkon balancë të mirë të trupit, Lebron ka zgjidhur problemet e veta me nyjën.

“Asnjë intervenim dhe ndryshim i imët nuk do të sjellë përparësi të dukshme në pikëpamje të performancave të mira të sportistëve në vetë terrenin, mirëpo mund të avancojnë detaje të caktuara dhe të pengojnë lëndimet eventuale, gjë që gjithashtu është gjë e rëndësishme”, thotë Dag Kecian, fizioterapeut i njohur, i cili është i njohur për bashkëpunimin me shumë sportistë botërorë.

Në marrëveshje me trajnerin e vet të kondicionit, Lebron ka vazhduar të aplikojë teknikën e balancës në dy topa poliuretani edhe pas shërimit nga lëndimi, sepse siç thotë edhe ai vetë, i ndihmon të lirohet nga presioni i nyellit të këmbës gjë që është shumë me rëndësi për basketbollistët.

Gjithashtu, topat Mini Elite ndihmojnë në forcimin e muskujve, kanë kardio-komponentë të mirë, avancojnë mbajtjen e trupit, balancën, koordinimin dhe qëndrueshmërinë e trupit. /Telegrafi/

A post shared by Cleveland Cavaliers (@cavs) on Oct 29, 2017 at 2:52pm PDT

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori