LAJMI I FUNDIT:

Si në filmin “Transformers”, roboti 3.5 tonësh shndërrohet në veturë brenda pak sekondave

Si në filmin “Transformers”, roboti 3.5 tonësh shndërrohet në veturë brenda pak sekondave

Nëse jeni rritur duke shikuar franshizën Transformers, atëherë keni ëndërruar ditën kur teknologjia do t’ju sjellë robotin e preferuar.

Tani kompania inxhinierike japoneze ka shndërruar fantazinë e fëmijërisë në realitet, duke prezantuar robotin 3.5 tonësh që transformohet brenda në veturë brenda pak momenteve, transmeton Telegrafi.


Archax është dizajnuar nga Tsubame, është 4.5 metra i gjatë që qëndron në formë roboti dhe më pas transformohet në veturë me prekjen e një butoni.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet piloti duke u futur në kabinë nga ku operon me robotin që shndërrohet në veturë.

Nga Tsubame kanë bërë të ditur se kanë prodhuar pesë robotë të tillë, që planifikojnë t’i shesin nga 3 milionë dollarë për copë. /Telegrafi/