LAJMI I FUNDIT:

Si mund t‘ua dëmtojnë përvojat negative në shkollë fëmijëve me autizëm

Si mund t‘ua dëmtojnë përvojat negative në shkollë fëmijëve me autizëm

Autizmi është çrregullim i zhvillimit nervor i cili personit i zvogëlon aftësinë e komunikimit dhe interaksionit dhe shpesh çon deri në largim përjashtim në shkolla

“IDIK”
Mbështetur nga MASHT


Përjashtimi i tillë çon edhe deri në perceptime të gabueshme të nxënësve dhe për vetë personin, ndërkaq e gjithë kjo në masë të madhe lë pasoja afatgjatë dhe rrezik të shtuar në drejtim të vetëbesimit të dobët dhe të problemeve psikike.

Shkollimi i rregullt e qasja inkluzive te nxënësit me autizëm mund qëllimisht të theksojnë ndjenjën e shtuar që janë të ndryshëm, madje në kuptimin negativ.

Konkluzionet e bazuara në analizën e shumë hulumtimeve paraprake tregojnë se nxënësit me autizëm për veten kanë përshtypjen e cila është krijuar nëpërmjet perceptimit mbi atë se çfarë qëndrimi mbajnë dhe si sillen nxënësit e tjerë.

Pastaj, ata nxënës kanë prirje të internalizimit të qëndrimeve negative dhe të reaksioneve të të tjerëve ndaj tyre, gjë që, në kombinim me krahasimet sociale, çon deri te ndjenja që të ndihen ndryshe dhe më shumë të kufizuar në raport me moshatarët.

Përjetimi negativ i vetvetes (autoperceptimi) nxënësit me autizëm mund t’i çojë deri në izolim dhe në mungesë të vetëbesimit, gjë që i bën të nënshtruar ndaj vështirësive të shëndetit mendor.

Megjithëkëtë, shfaqja e miqësive dhe e ndjenjës së pranimit nga moshatarët e tyre fëmijëve me autizëm ua lehtësojnë vështirësitë e tyre shoqërore dhe te ta zhvillohet autopercepcioni pozitiv.

Konkludimin nuk do të duhej interpretuar në atë mënyrë që dërgimi në shkolla të rregullta është gjë e keqe për nxënësit me autizëm.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar efekte të shumta pozitive të arsimimit inkluziv, duke përfshirë edhe suksesin akademik dhe avancimin në shkathtësitë sociale.

Duke kuruar kulturën e pranimit të secilit dhe duke bërë ndryshime të vogla si p.sh. krijimi i hapësirave të papenguara për shoqërizim dhe duke i dëgjuar nevojat e nxënësve, shkollat mund t’u ndihmojnë nxënësve me autizëm që të ndihen më mirë dhe të kenë qëndrim pozitiv ndaj vetes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori