Borussia Dortmundi po përballet tani me një situatë të njëjtë si ajo e ditës së fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, kur Jude Bellingham nuk dihej se a do të qëndronte në Signal Iduna Park apo jo. Ndërsa vëmendja tani në mënyrë të pashmangshme kthehet në të ardhmen e tij, ka gjithashtu shqetësime serioze për gjurin e tij të djathtë, me raportimet që sugjerojnë se ai do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni këtë verë, pikërisht në atë në të cilin Real Madrid e ka bërë atë objektivin e tyre kryesor të transferimit.
Bellingham afër marrëveshjes me Los Blancos
19-vjeçari ishte një zëvendësues i papërdorur pasi shokët e tij të skuadrës u penguan në një barazim kundër Mainz për të fituar titullin, që shkoi më pas në duart e Bayern Munichut. Dortmundi nuk ka komentuar për lëndimin e tij, i cili ka vënë alarmin në Angli dhe madje mund të rrezikojë transferimin e tij në Madrid, i cili është finalizuar pas disa muajsh bisedimesh.
Ylli i Dortmundit mund të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Euro 2024
Sipas Daily Mail, Bellingham është në rrezik serioz për të humbur dy ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Euro 2024 në qershor dhe mund të duhet të kalojë nën thikë. Selektori Gareth Southgate e përfshiu mesfushorin në listën e tij për ndeshjet kundër Maltës më 16 qershor dhe Maqedonisë së Veriut më 19 qershor, por duket se ai do të detyrohet të tërhiqet përpara se skuadra të takohet në fundjavën e 10 dhe 11 qershorit.
Terzic është i shqetësuar për mungesën e Bellingham në Dortmund
Ndërkohë, pak po shfaqet në Gjermani për situatën e tij. Siç u përmend, Dortmundi ka refuzuar të komentojë, ndërsa trajneri Edin Terzic ka dhënë shpjegimin e mëposhtëm për mungesën e Bellingham të shtunën: “Më dukej mjaft mirë, por ai m’u afrua disa orë para ndeshjes dhe më tha privatisht se nuk ishte 100 për qind gati për të ndihmuar ekipin dhe se do të ishte më mirë nëse dikush tjetër do të luante në vend të tij. Ai ka punuar shumë në ditët e fundit për të qenë në fushë. Por, ai nuk u ndje mirë as në ngrohjen para ndeshjes”.
Kujdes apo diçka më serioze?
Sigurisht, ka pasur teori të shumta për atë që po ndodh realisht, nga spekulimet se Bellingham nuk donte të rrezikonte në përkeqësimin e lëndimit të tij për të siguruar që kalimi i tij te Real Madrid do të vazhdonte akoma, deri tek raportimet se operacioni është i afërt.
Fakti që Dortmundi është i listuar në bursë mund të jetë edhe një faktor. Modeli financiar i klubit është ai i shitjes së lojtarëve të tyre për para të mëdha çdo verë ( Erling Haaland, Jadon Sancho, Christian Pulisic, Pierre-Emerick Aubameyang, Ousmane Dembele) dhe Bellingham është ai njeri në 2023.
Gjunjët e Bellingham janë shkak për shqetësim
Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që një nga gjunjët e Bellingham është nën vëzhgim. Që nga Kupa e Botës, anglezi ka luajtur me një fashë në gjurin e majtë. Vetë lojtari ka hedhur poshtë frikën për një problem serioz, duke pretenduar se thjesht e ka bërë të ndihet më mirë. Megjithatë, është gjuri tjetër ai që tani është shkak për shqetësim.
Me sa duket, edhe Anglia është e shqetësuar, pra çfarë do të thotë kjo për Real Madridin? Nëse ai përfundimisht detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni, a mund të vonohet apo edhe të rrezikohet kalimi i tij në Estadio Santiago Bernabeu? /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ju e dini ndikimin që ata kanë” – ish-gjyqtari tregon se çfarë i bëri Real Madridi pasi e ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon

Ismajl Beka vazhdon shkëlqimin në Zvicër, pjesë e formacionit të javës

Barcelona synon goditjen e dyfishtë nga Arsenali në janar

Historia e trishtë e boksierit Prichard Colon është bërë virale përsëri

Planifikimi i Real Madridit: Ishte një plan i matur në mënyrë perfekte, por Benzema e ‘shpërtheu’

Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron portugezin CR7

Tuchel befason me fjalët e tij: Jo Bayerni, kjo skuadër është më e forta në Gjermani

Xavi: Erdhi Rakitic dhe unë duhej të shkoja në Katar në moshën 35-vjeçare

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën