LAJMI I FUNDIT:

S’i frikëson askush

S’i frikëson askush

Futbollistët shqiptarë po kënaqen në qytetin francez, Perros Guirec, i cili është veshur kuqezi për nder të Kombëtares Shqiptare. Në një bisedë me “Zërin”, Etrit Berisha tregon se atmosfera në kampin shqiptar është perfekte. Portieri prishtinas thotë se Shqipëria është e gatshme të debutojë në Kampionatin Evropian. Madje potencon se Përfaqësuesja e shqiptarëve nuk e ka ndërmend t’u frikësohet kundërshtarëve të Grupit A – Francës, Zvicrës e Rumanisë

Kombëtarja Shqiptare tashmë i ka nisur ushtrimet edhe në Francë, aty ku ka shkuar për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, për herë të parë në histori të saj. Kuqezinjtë të hënën zbarkuan në një fshat turistik të Komunës Perros Guirec, i cili është veshur kuqezi, në shenjë nderi dhe falënderimi për Shqipërinë që zgjodhi atë vend për akomodim.


Kuqezinjtë shpejt kanë nisur të adaptohen në Francë, ndërsa po kënaqen në hotelin luksoz ku janë vendosur. Etrit Berisha me shokë po e shijojnë çdo moment në Francë, ndërsa tregon edhe për atmosferën që po mbizotëron në kampin kuqezi.

Portieri kosovar, i cili ka dalë nga 2 Korriku i Prishtinës, por që tani është pjesë e Lazios, thotë se mezi po e pret debutimin e Shqipërisë në ngjarjen më të madhe sportive që njeh Kontinenti i Vjetër. “Atmosfera është shumë e mirë. E gjithë skuadra është e koncentruar te debutimi, duke i bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Zvicrën. Gjatë kohës së lirë po mundohemi secili të rikuperohet sa më mirë për stërvitjen e ardhshme”, ka deklaruar për “Zërin” Berisha.

Shqipëria do të debutojë të shtunën në Kampionatin Evropian në duel me Zvicrën, për të cilën luajnë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili.

Fakti që shqiptarët do të luajnë ndaj shqiptarëve ose vëllai kundër vëllait, si rasti i Taulant e Granit Xhakës, ka bërë që opinioni ndërkombëtar me vëmendje ta presë këtë ndeshje. Edhe vetë portieri Etrit Berisha e konsideron si një ndeshje speciale atë të së shtunës kundër Zvicrës. “Ndeshja me Zvicrën do të jetë shumë e rëndësishme për ne.

Kemi kohë që e presim me padurim dhe do të lëmë gjithçka në fushë për të arritur fitore në këtë përballje”, theksoi Berisha.

Shqipëria, e cila gjendet në Grupin A me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën, do të kërkojë ta kalojë fazën e grupeve, thotë Etrit Berisha. 27-vjeçari thekson se të gjitha ekipet në grup kanë shanse të mira të shkojnë tutje, duke nënvizuar se nuk do të jetë aspak e lehtë. “Si Zvicra, ashtu edhe Franca e Rumania kanë ekipe shumë të forta.

Ne shpresojmë ta fillojmë me këmbë të mbarë pasi kjo ka rëndësi”, potencoi ish-portieri i 2 Korrikut.

Numri një i Kombëtares Shqiptare thotë se favorit në këtë grup nuk ka, duke e veçuar pak më shumë Francën, që është nikoqir i këtij Evropiani.

“Favorit është vështirë të themi që ka në këtë grup. Franca ka kualitet dhe luan si vendas, por pavarësisht kësaj do të ketë presion më të madh se ekipet tjera, pasi luan në shtëpi”, përfundoi Berisha.

Shqipëria e arriti suksesin historik duke u kualifikuar në Evropian, por tash ambiciet e kuqezinjve janë rritur. Ata synojnë ta kalojnë fazën e grupeve dhe këtë mund ta arrijnë ndoshta edhe me vetëm një fitore eventuale.

Kuqezinjtë luajnë më 11 qershor ndaj Zvicrës, më 15 qershor me Francën dhe më 19 qershor me Rumaninë.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori