LAJMI I FUNDIT:

Si e shohim pushtetin?

Nëse në mënyrë metaforike situatën tonë e paraqesim si problem matematikor, them se populli shqiptar ka shumë detyra me probleme të pazgjidhura. Te gjithë e pranojnë se problemet ekzistojnë, pothuajse askush nuk interesohet për formulën e zgjedhjes.

Nëse jemi të gatshëm të përleshemi fizikisht me dikë që hyn në oborrin e shtëpisë e dëshiron të na bëj dëm, pse nuk jemi të aftë ta ngrehim zërin e të protestojmë kur këta njerëz që flasin gjuhën tonë po e dëmtojnë shtetin, prosperitetin, imazhin, e të ardhmen. A nuk i bie që në mënyrë indirekte po e rrënojnë e vjedhin edhe shtëpinë tonë?!


Shohim e dëgjojmë fenomene të habitshme, ndodhi të turpshme, papërgjegjësi, abuzime me pozita, keqpërdorime të llojllojshme, njerëz te pakualifikuar në pozita kyçe, premtime të parealizuara, rritje taksash e shtim papunësie, dukuri e dukuri që nëse i numëroj të gjitha do t’ju mërzisja! Përderisa e gjithë kjo ndodhë, ne qëndrojmë si spektatorë, vet bëhemi të paaftë e nuk ndërmarrim asgjë.

Ende nuk e shohim pushtetin si argat, por si shenjtor, dhe e adhurojmë aq thellë saqë edhe të uritur për bukë mund të dalim në fushatë, por jo në protestë kur është e domosdoshme dhe në të mirën tonë.

Një fjalë e urtë thotë: Pa qarë fëmija, nëna nuk i jep gji!

Heshtja është pohim. Në biseda mes miqsh gati askush nuk është i kënaqur. Pa vetëdije po kontribuojmë në keqësim edhe ma të thellë.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori