LAJMI I FUNDIT:

Si e sheh një gjyqtar një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Si e sheh një gjyqtar një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Manchester City e nisi me fitore edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, pasi ish kampionët e Evropës triumfuan ndaj skuadrës marokene Wydad Casablanca me rezultat 2-0, në ndeshjen e raundit të parë të Grupit G, të zhvilluar në Filadelfia.

Golat për “Citizens” u shënuan nga Phil Foden dhe Jeremy Doku, duke i siguruar tre pikë të para skuadrës së Pep Guardiolës në këtë turne global.

Por përveç fitores në fushë, vëmendje të madhe mori edhe mënyra e transmetimit të ndeshjes nga DAZN, rrjeti global sportiv që ka befasuar opinionin me vendimin për të ofruar falas të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës për Klube në faqen zyrtare dhe aplikacionin e tyre – pavarësisht investimit prej 1 miliard dollarësh në të drejtat e transmetimit.


DAZN ka sjellë një risi teknologjike në transmetim: gjyqtarët e ndeshjes mbajnë kamera të vendosura në uniformë, duke ofruar pamje unike nga perspektiva e gjyqtarëve. Këto kënde transmetohen më pas të kombinuara me kamerat ndihmëse në fushë, duke krijuar një përvojë të re për shikuesit.

Rrëfim ekskluziv i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube
Lexo po ashtu Rrëfim ekskluziv i Regont Muratit për përballjen me yjet e Bayernit dhe eksperiencën në Kupën e Botës për Klube

Falë kësaj teknologjie, tifozët patën mundësinë të shohin nga afër golin e dytë të Man Cityt nga këndvështrimi i gjyqtarit, si dhe momentin e dhënies së kartonit të kuq për Rico Lewis.

Ky inovacion nga DAZN pritet të ndryshojë standardet e transmetimit sportiv në nivel global, duke e bërë futbollin edhe më të afërt me publikun. /Telegrafi/