LAJMI I FUNDIT:

Shumë shpejt dueli i ardhshëm i Anthony Joshuas? Joseph Parker i gatshëm për luftë!

Shumë shpejt dueli i ardhshëm i Anthony Joshuas? Joseph Parker i gatshëm për luftë!

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBO, Joseph Parker, thotë se ai është gati për një duel unifikues botëror të boksit ndaj Anthony Joshuas nëse arrihet një marrëveshje e respektuar për të.

Joshua ka mbrojtur titujt e tij ndaj Carlos Takam dhe dy mandatarët për të luftuar ndaj tij janë Joseph Parker i cili mban rripin e WBO dhe Deontay Wilder me brezin e WBC.


8, 9, 10… Foto: Getty Images

Teksa një marrëveshje për duel me Wilder duket larg në horizont, është Joseph Parker ai që është paraqitur me anë të promotorit të tij David Higgins, duke thënë se nëse vjen një marrëveshje e respektuar, atëherë ai është gati të luftojë ndaj Joshuas për të gjitha brezat qysh në mars.

“Ne jemi gati të përballemi me Joshuan, por Eddie Hearn po e vret duelin duke ofruar vetëm 20 për qind, që e disrespekton faktin se Parker ka një prej titujve më të mëdhenj të kategorisë së rëndë në boks”.

Të gjithë të çmendur pas Joshuas!

“Ne mendojmë se është më shumë se sa për para. Është respekti për titujt. Nëse ai vërtet dëshiron unifikim të brezave, le të na ofrojnë një marrëveshje më të respektuar dhe ne do ta pranojmë atë”.

“Por, ajo që Eddie ka ofruar në media nuk do të ndodhë. Ne besojmë se një ofertë kaq e ulët po bëhet vetëm për t’iu shmangur duelit unifikues të titujve”, ka deklaruar Higgins për Sky Sports.

Anthony Joshua ka thënë se do të kërkojë të zhvillojë tri duele gjatë vitit 2018 pas fitores që e arriti ndaj Carlos Takam në fundjavë. /Telegrafi/