LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet tenderi për stadiumin e Tetovës, në buxhetin e komunës për vitin 2024 nuk ka mjete për ndërtim

Shtyhet tenderi për stadiumin e Tetovës, në buxhetin e komunës për vitin 2024 nuk ka mjete për ndërtim

Komuna e Tetovës e ka prolonguar tenderin për stadiumin e Tetovës, i cili duhej të mbyllej më 22 dhjetor, por u shty për 13 janar. Kryetari Bilall Kasami thotë se në ditën e 13-të të vitit të ri do të duhet të shihet se cilat kompani kanë konkurruar, që edhe të përzgjedhin njërën.

“Jo nuk ka përfunduar, është prolonguar afati deri më 13 janar, me 13 janar ne do të kemi oferta dhe pastaj ne do të dalim me informatë se kush ka konkurruar dhe si janë aplikimet dhe se si janë mundësitë për të përzgjedhur një kompani”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.


Kasami: Vitin që lamë pas kemi investuar pesë milionë euro, kemi gjetur zgjidhje për menaxhimin me mbeturinat
Lexo po ashtu Kasami: Vitin që lamë pas kemi investuar pesë milionë euro, kemi gjetur zgjidhje për menaxhimin me mbeturinat

Në buxhetin e vitit 2024 nuk janë paraparë mjete për ndërtimin e stadiumit të Tetovës, pasi sipas Kasamit, mënyra e financimit të këtij stadium do të jetë në mënyrë tjetër. Kasami e pranon se për ndërtimin e stadiumit do të shitet pronë e komunës, por shitja e tokës do të sjellë edhe të hyra për komunën.

“Bëhet fjalë për një stadium, për një projekt kapital për Tetovën, që shkon deri në 10 milionë euro dhe do të duhet të gjejmë forma që është jashtë asaj që është financimi i komunës dhe ne kemi përmendur disa forma që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit, me pjesën e ndërtimeve të reja, ku do të sigurohen mjete shtesë duke shitur tokë shtetërore”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami gjithashtu thotë se viti 2023 ka qenë vit i suksesshëm, ndërsa në takimin me gazetarët tha se vitin 2024 do të ketë projekte të rëndësishme për Tetovën, duke premtuar se do zgjidhet edhe problemi me qentë endacak./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori