LAJMI I FUNDIT:

“Shtigje Tingujsh” me Mentor Hazirin

“Shtigje Tingujsh” me Mentor Hazirin
Foto: Mentor Haziri/Facebook

Ai është një prej këngëtarëve më të mirë të muzikës ‘rock’ në trevat shqiptare. Këngëtari i njohur nga Ferizaji, Mentor Haziri, po shënon një tjetër etapë të suksesshme në karrierën e tij.

Bëhet fjalë për një koncert recital, i cili do të përshkruajë gjithë rrugëtimin e tij të suksesshëm në muzikë. “Shtigje tingujsh” titullohet ky koncert, i cili deri më tani është më i rëndësishmi në karrierën e tij.


Mentor Haziri me solo koncert në Tiranë, më 28 tetor (Foto: Mentor Haziri/Facebook)

Mentori në një intervistë për Telegrafin, flet për herë të parë rreth këtij koncerti recital, si dhe gjithë karrierës së tij të bujshme ndër vite. Ai thotë se “shtigjet e tij të tingujve”, do të plotësohen me pjesëmarrjen e mijëra fansave, kolegëve e familjarëve në atë që e quan, koncertin më kulminant të karrierës së tij.

Mentor, jeni duke realizuar një koncert të madh recital. Si ju lindi ideja për realizimin e tij dhe pse vendosët këtë vit?

Ideja ka qenë që nga fillim-viti, por kuptohet disa vështirësi teknike na bënë që ta shtyjmë për në vjeshtë. Përndryshe kam pasur kërkesa nga audienca në Tiranë që ta bëj nga artistët dhe nga Bashkia e Tiranës që është sponsori kryesor i koncertit.

“Shtigje Tingujsh” është titulluar koncerti që do të mbahet më 28 tetor. Pse ky titull kaq i veçantë?

Sepse atje lart gjendet shtegu i tingujve të mi që vështronin nga mali dhe që në fund i lëshova të dëgjohen në kryeqytetin shqiptar, normal është titull goxha i veçantë pasi që në Tiranë kam shtegtuar më së shumti muzikalisht dhe këtu më presin më së miri se kudo tjetër.

Foto: Mentor Haziri/Facebook

Na trego në detaje rreth koncertit. Çfarë presin publiku nga Mentori atë natë?

Ajo natë do jetë natë magjike pasi që interesimi është shumë i madh nga audienca dhe këngëtarët kolegë që do vijnë të gjithë. Kurse programi është i paparë deri më tani, pasi që kam bërë një aranzhman shumë të veçantë me bendin tim muzikor që janë muzikantë më të mirë që kemi.

Sa persona pritet të jenë të pranishëm dhe kush janë emrat VIP që janë të ftuar?

Pritet të jenë diku 800 vetë, është mbrëmje gala me veshje solemne, kurse VIP do jenë shumë, është një liste goxha e madhe e kolegëve nisur nga: Ardit Gjebrea, Adi Krasta, Aurela Gaçe, Jehona Sopi, Vesa Luma, Alban skenderaj, Miriam Cani, Agnesa vuthaj, Bes Kallaku, Eni Çobani, Orinda Huta, Bojken Lako, Dren Abazi e shumë të tjerë.

Sa jeni i lumtur që keni rastin të realizonin një koncert të tillë që përshkruan në tërësi karrierën tuaj të gjatë muzikore?

Shumë i lumtur, pasi që tani më ka filluar gama e koncerteve recitale, d.m.th është si duhet e jo nëpër kafene dhe disko të mbahen koncertet, po tamam nëpër teatro dhe salla koncertale, kjo më bën të lumtur. Dhe po ashtu është përmbledhje e tërë karrierës sime muzikore ndër vite.

Foto: Mentor Haziri/Facebook

Po këngë të reja do të ketë? Kemi dëgjuar që do të jeni pjesë këtë vit e festivalit “Kënga Magjike”. Çfarë kënge ka përgatitur Mentori këtë?

Një këngë të paparë, një mega baladë shumë emocionale me një interpretim super të mirë.

“When I hear your name” është një prej këngëve tuaja më të suksesshme këtë vit. Ajo u shpërnda edhe nga “Dublin Studio Hub”, studio e emrave të njohur si U2, Ed Sheeran etj. Sa i lumtur u ndjetë kur e patë këtë?

Isha shumë i lumtur pasi që kam punuar me shumë njerëz aty dhe me të vërtetë jam ndarë i kënaqur dhe kam fituar shumë përvojë profesionale atje.

A ka synuar Mentori karrierë ndërkombëtare dhe sa ia ka arritur?

Rrugës jemi ende…

Çfarë mendimi keni për tregun muzikor sot në Kosovë dhe Shqipëri?

Tregu muzikor në Shqipëri dhe Kosovë është një treg fallco, me klikime të blera dhe me njerëz që nuk këndojnë ‘live’, shpresoj të ndryshoj për të mirë, kjo gjëja e koncerteve nëpër salla koncertale është një grimcë shprese se diçka e mirë po lëviz sa i përket muzikës.

Foto: Mentor Haziri/Facebook

Po për albumet? Ia vlejnë sot në treg apo jo?

Nuk ia vlejnë pasi që nuk ka industri të muzikës te ne është fallco e bën albumin, po s’e blen askush pasi që të del ‘online’ dhe të gjithë e shkarkojnë falas, s’ka kontroll.

Çfarë mendimi keni për emrat e suksesshëm jashtë vendit që i bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre si: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha etj?

Dua Lipa për momentin është princesha e pop muzikës në botë dhe jam tejet i lumtur. Kam fat që njihemi që moti pasi që kam miqësi të madhe me familjen/babanë e saj dhe nuk e përshkruaj gëzimin kur e shoh atë dhe gjithë shqiptarët duke korrë suksese.

Një ditë e zakonshme e Mentorit. Si nis, si vazhdon dhe si përfundon?

Me punë shumë, fillon me çantë në krah bicikletën ‘Scott’, kafen e mëngjesit, fitnes një orë e gjysmë dhe pastaj e vazhdoj planin e ditës për këngët, koncertin, kompozimet në fund të ditës, në dhomë etj.

Foto: Mentor Haziri/Facebook

Kaq vite në skenë dhe “hermetik” sa i përket jetës private. A ka diçka të re që do të mund ta ndaje me lexuesit?

S’i dihet edhe mund të lëviz diçka…

Moto e jetës?

Punë, motivim, mendo pozitivisht , jeta është e bukur kudo që të jesh.

Mentor, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Shumë suksese me “Shtigje tingujsh”, dhe për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

I përshëndes të gjithë dhe ju premtoj që do vij me projekte gjigante këtë dimër me diçka që s’jeni mësuar ta shihni Mentorin. Paqe dhe dashuri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori