LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e famshme e Operës në Itali refuzon milionat e Arabisë Saudite

Shtëpia e famshme e Operës në Itali refuzon milionat e Arabisë Saudite

Shtëpia e Operës e Italisë “La Scala” pritet ti kthejë Arabisë Saudite më shumë se 3 milionë euro, pasi një plan financimi me mbretërinë shkaktoi një reagim publik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një marrëveshje e tillë do të thoshte ndër tjerash edhe një vend në bord për ministrin e kulturës saudite.


Reagimi vjen pasi që respektimi i të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite është nën kritika pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor.

Plani i partneritetit u kritikua nga grupet e të drejtave dhe politikanët.

“Ne kemi vendosur njëzëri të kthejmë paratë”, u tha gazetarëve, pas një takimi të bordit të hënën, presidentin e shtëpisë së operës Giuseppe Sala, i cili është gjithashtu kryetari i bashkisë së Milanos.

“Do të shohim nëse ka mundësi të tjera për bashkëpunim”, ka shtuar ai.

Mediat raportojnë se 3 milionë eurot që janë dorëzuar tashmë ishin pjesë e një propozimi pesëvjeçar të propozuar prej 15 milionë eurosh me ministrinë e kulturës saudite. /Telegrafi/