LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lëndimet më bizare në histori të WWE-së

Shtatë lëndimet më bizare në histori të WWE-së
(Foto: WWE/SportBIBLE)

Yjet e WWE rregullisht rrezikojnë vetveten për të argëtuar miliona tifozë të mundjes spektakolare.

Duke punuar me net të tëra, përkushtimi i tyre për t’u ofruar kënaqësi fansave anekënd planetit, kërkon sakrificë fizike.


Fatkeqësisht, lëndimet janë pjesë e të qenit mundës spektakli dhe shkojnë si paketë me këtë sport.

Shqyerja e muskujve të Vince McMahon

(Foto: WWE)

Shefi i WWE mbeti i turpëruar në Royal Rumble në vitin 2005, në një prej ngjarjeve më kaotike në histori të kësaj gare. John Cena dhe Batista ishin dy të fundit në Rumble, por përfunduan jashtë në të njëjtën kohë duke shkaktuar kaos për atë se kush fitoi në të vërtetë.

Shumë gjyqtarë ishin në ring kur McMahon vrapoi drejt tyre, por rrëshqiti në litar dhe ra në dysheme duke i shqyer muskujt e kofshës.

Andre ‘The Giant’ lëndoi nyjën duke u çuar nga shtrati

(Foto: WWE/Wikipedia)

Legjendari Andre ‘The Giant’, i cili në vitet e tetëdhjeta konsiderohej si “Çudia e tetë”, kishte pësuar një frakturë në nyjë që zyrtarisht u kumtua se lëndimi kishte ndodhur hjatë një dueli me Killer Khan.

Por, e vërteta qëndron se lëndimin e kishte pësuar duke u ngritur nga shtrati.

Akromegalia, gjendja që kishte shkaktuar edhe rritjen e vazhdueshme të tij, kishte bërë që eshtrat e Andre të ishin të brishtë.

Shpërthimi i gjoksit të Mickiet

(Foto: Instagram/themickiejames)

Ikona e mundjes së femrave kishte pësuar një prej lëndimeve më të dhimbshme në vitin 2009. Ajo ishte duke u ndeshur me Beth Phoenix, kur e shpërtheu një prej implanteve të gjoksit të saj.

Fytyra e dëmtuar e Brutus ‘The Barber’ Beefcake

(Foto: WWE/The Sun)

Një ikonë e viteve të tetëdhjeta, Brutus ‘The Barber’ Beefcake ishte përfshirë në një aksident me parashutë që ka mundur të rezultojë fatal, i cili shkaktoi dëmtimin të rëndë të fytyrës së tij. Mjekët u detyruan t’ia hapnin me forcë gojën që të merrte frymë, para se t’i nënshtrohej disa operacioneve kirurgjike për ta korrigjuar dëmtimin.

E humbi nofullën, nuk kishte hapësirë të hundës dhe e humbi aftësinë për të marrë frymë vet për disa muaj, duke përfshirë edhe një periudhë kur sytë i qëndronin mbyllur dhe lëvizja më e lehtë i shkaktonte gjakderdhje të mëdha.

Miku i tij, Hulk Hogan, e kishte vizituar dhe e kishte ngritur nga krevati për t’i dhënë shpresë, por gjendja e tij ishte aq e komplikuar, saqë kjo bëri që njëri kokërdhok i syrit t’i dilte nga kafka.

Entuziasti Sami Zayn

(Foto: WWE)

Debutimet nuk mund të jenë më të mëdha se të përballesh me John Cena, por për fatin e keq të Sami Zayn, ato mund të jenë edhe shumë të dhimbshme.,

Pasi bëri emër në NXT, kampioni i tanishëm interkontinental ishte entuziazmuar së tepërmi rrugës për në ring për ta sfiduar Cenan për titullin amerikan në vitin 2015.

Mirëpo, gjatë hyrjes spektakolare, ai e kishte lënduar veten. Sidoqoftë, Zayn ia doli ta kompletonte duelin, ndërsa menjëherë pas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në shpatull.

X-Pac shqeu anusin

(Foto: WWE/Bleacher Report)

Ylli i Attitude Era, X-Pac, pësoi një lëndim që i shkaktoi një dhimbje të madhe gjatë një meçi për të shënuar pensionimin e Jerry Lynn në vitin 2013.

Në përpjekje për ta bërë hedhjen e tij të njohur, ai pësoi një lëndim serioz në vrimën anale, sidoqoftë ia doli që ta përfundonte meçin.

Në ndejën e organizuar pas duelit, ai vërejti gjakderdhje të madhe dhe thirri një autoambulancë dhe më pas përfundoi në emergjencë, ku iu nënshtrua intervenimit mjekësor.

Tallja e Randy Orton që përfundoi keq

(Foto: WWE/Bleacher Report)

Randy Orton dhe Edge kanë bërë një histori legjendash, por në to përfshihen edhe disa kujtime të dhimbshme.

Në vitin 2010, ‘Legend Killer’ ishte duke bërë përqeshjen e zakonshme në duelin e RKO me Edge, para se të bënte lëvizjen e radhës.

Megjithatë, derisa e bënte këtë, ai e dëmtoi seriozisht shpatullën, saqë iu desh ndërhyrja kirurgjike që ta korrigjonte lëndimin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori