LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje – PDK, LDK e AAK e kundërshtojnë nismën

Shqyrtimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje – PDK, LDK e AAK e kundërshtojnë nismën

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Legjislacion ku po diskutohet për nismën ligjore për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Paritë opozitare janë shprehur kundër ndryshimeve të përshpejtuar në këtë ligj, derisa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se ndryshimet në këtë ligj do tua lehtësojnë votimin mërgatës.


Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, tha se veprimi i qeverisë ëshë shkelje flagrante.

“Nuk keni vendim të Kryeisë për këtë mbledhje. Rregullorja e punës së Kuvendit neni 54 pika 4 e saktëson këtë pjesë”, tha jo.

Kundër ka dalë edhe AAK. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri tha se një ligj  i tillë nuk ka kurrfar lloj urgjence.

“Po diskutojmë sikur të kishim një ligj të luftës. Kjo praktikë e kapjes, e natës është e habitshme. Gjithçka kisha prit nga Kurti por jo që të na sjellë një ligj në pikë të natës”, u shpreh ai.

Tutje Tahiri kërkoi që ligji në fjalë mos të dërgohet tutje.

“Kjo është habia më e madhe për mua. E kam një kërkesë z.kryesues është mirë me marrë një vendim unanim dhe mos me dërgu më tutje këtë ligj. Naleni qetu se është gabim, ta ndalim sepse i bëjmë vendit por në këtë formë unë nuk besoj që ka të bëjë me reforme zgjedhore e as me diasporë. Jeni tu hi dallash në një rrugë që nuk i sjell të mira vendit. Po e shoh në ftyrat e juaja që as ju nuk po i besoni kësaj”, deklaroi ai.

Driton Selmananj nga LDK ka kërkuar poashtu që Qeveria të tërhiqet nga nisma e Ligjit për Zgjedhjet.

“Po më vjen keq për situatën e juaj, sepse e keni nis shumë mbrapsht. Nuk kemi mundur për një dekadë me mbyll dhe ju po doni natën me mbyll këtë temë, është e papranueshme. Ne si LDK  iu lutemi që të tërhiqeni nga kjo punë”, tha Selmanaj./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori