Një prej dëshmitarëve në vendngjarje ishte shqiptaro-amerikani Vatan Cana. Ai ka regjistruar disa pamje gjate kohës së sulmit.
Zëri i Amerikës u lidh me të para disa orësh për të treguar atë që ka parë.
Ai tregoi për skenat kaotike pas të shtënave, përfshirë pamjet e Donald Trump të plagosur ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.
Përshkrimi i asaj që ka parë:
“Kemi qenë disa shokë, kemi shkuar nga Nju Yorku deri në Butler. Kur shkuam aty, ka patur goxha njerëz, komunikacion rrugës, ka pasur sigurim shumë, shumë të madh. Derisa kemi hyrë në tubim brenda kemi kaluar nëpër sigurim. Na i kanë kontrolluar të gjitha, edhe trupin edhe çfarë kemi patur me vete. Kur hymë brenda, shkuam më përpara, të them të drejtën ndoshta kemi qenë rreth 30 metra. Duke incizuar, për një moment kemi dëgjuar 2-3 plumba që erdhën nga ana e djathtë e Trumpit, por nga ana e majtë e jona. Ka qenë një fakt shumë interesant se kur kanë shku plumbat, një nga hidraulikët (“fork-lifts”) që i kanë ngritur lart altoparlantët, i ka mëshuar hidraulikut dhe kur plumbi i ka mëshuar aty, ne kemi menduar që “fire department” (zjarrfikësit) e kanë gjuajtur me ujë “shooter” (sulmuesin), por fluidi (lëngu) ka rënë gjithkund, nëpër publik. Pas asaj kemi dëgjuar edhe 2-3 shots (të shtëna) tjera. Kur ka ndodhur kjo, i gjithë tubimi ka rënë poshtë në tokë. Gjithë populli ka rënë poshtë në tokë. Secret Service (shërbimet sekrete) na thonin “uluni poshtë, uluni poshtë”. Me një moment jemi ngritur të gjithë, por sa jemi ngritur, një tjetër nga secret service (shërbimet sekrete) na thoshte rrini poshtë se mund të ketë një gjuajtje tjetër. Kur populli e ka dëgjuar atë fjalë, të gjithë kanë filluar të vrapojnë, filluan të qajnë. Kishte fëmijë, njerëz. Ka qenë një skenë shumë e frikshme se nuk dihej se çfarë do të ndodhte tjetër”.
“Duke qenë i Kosovës, në luftë do të thotë, e kam vërjetur që kanë qenë plumba. Një shoku im, Steve nuk besonte. I thosha, Steven ulu poshtë. U çova dhe thashë, ta incizoj, ta shoh ç’ka po ndodh. E nxora telefonin, vetë e pashë Trumpin. Edhe kur u ngrit (Trumpi) e pashë që kishte gjak. U thashë shokut tim, “They got him”, do të thotë e kanë kapur (e kanë qëlluar), por nuk dinim sa keq ishte situata. U mundova ta mbaj telefonin sa ma drejt që është e mundur. Pastaj ka ardhur një helikopter, më duket që e ka dërgu Trumpin në një spital aty të afërm. Por do të thotë ai momenti ka qenë diçka shumë interesant, se Trumpi kur u (ngrit), u thoshte atyre “prisni, prisni” në anglisht. U ngrit dhe e bënte “fist bump” (grushtin). Nuk e di si e ka patur atë kurajo, si e ka bërë atë punë dhe kur e çoi grushtin lart krejt populli u gjallë dhe krejt bërtisnin “Trump, Trump”, “USA, USA”. Por në atë moment, secret service (Shërbimet Sekrete) tha ka mundësi të jetë edhe një gjuajtës i dytë. Aty pastaj filloi paniku, filluam të vrapojmë. Të gjitha barrikadat përtokë. Filluam të vrapojmë. Njerëz duke qarë, gra me fëmijë të vegjël, filluan të gjithë të qajnë, filluam të vrapojmë… Duke ikur nga vendi, shkuam aty ku ka qenë sulmuesi. E kam edhe një video nga aty, ku ka qenë ushtria, secret service (shërbimi sekrete) duke u përpjekur të ngjitej në çati. U bllokuan rrugët dhe nuk lanë asnjë gjë te shkoje prapa dhe filluam të ecim drejt aeroportit, rreth 12 kilometra, sepse nuk kishte as taksi, asgjë.
Ndikimi i ngjarjes
“Duke patur parasysh gjuajtjet në masë që ndodhin në Shtetet Bashkuara, e ndjen një ndjenjë çfarë do të ndodhë tani. E para mori fund, por ne frikësoheshim mos kishte ndonjë sulmues tjetër. Është një ndjenjë shume interesante, si e luftës që e kemi përjetuar në Kosovë… Nuk mund ta besonim që kjo po ndodh. Por ndërkohë e kuptonim që kjo ka ndodhur. Kam pasur edhe ndoshta për 20 minuta sepse nuk arrita ta besoja që isha edhe unë aty”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Princi i fjetur" i Arabisë Saudite vdes pas 20 vitesh në koma

NASA teston aeroplanin supersonik: Revolucioni ajror po afrohet

Tani mund ta shikoni Evropën nga 230 metra lartësi - nga maja e ndërtesës më të lartë në kontinent

Ukraina kërkon raund të ri bisedimesh me Rusinë, Zelensky: Një takim ballë për ballë me Putinin

Nuk ndalet dhuna në jug të Sirisë, vazhdojnë përleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze

Malaria “rikthehet me hakmarrje” në Zimbabve, numri i vdekjeve nga sëmundja trefishohet

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë