ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Lindsey Graham, senatori amerikan dhe aleati i shquar i presidentit amerikan, Donald Trumpi, ka ndërruar jetë.

71-vjeçari, i cili ishte përfaqësues republikan për Karolinën e Jugut, vdi "nga një sëmundje e shkurtër dhe e papritur", njoftoi zyra e tij.


Deklarata vazhdonte: “Familja e senatorit Graham vlerëson lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë”.

Raportohet se shërbimet e emergjencës iu përgjigjën një telefonate për "arrest kardiak" në shtëpinë e Graham në Uashington të shtunën në mbrëmje.

Senatori ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim në Ukrainë, ku u takua me Volodymyr Zelenskyn.

Ai ishte planifikuar të shfaqej në emisionin “Meet The Press” të NBC News të dielën.

Ndryshe, Graham u zgjodh në Senatin e SHBA-së në vitin 2002 dhe po kërkonte një mandat të pestë gjashtëvjeçar në nëntor. /Telegrafi/