LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në zgjedhjet e SHBA-së: Dy kandidatë për këshilltarë bashkiakë në Connecticut

Shqiptarët në zgjedhjet e SHBA-së: Dy kandidatë për këshilltarë bashkiakë në Connecticut

Më 5 nëntor në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidateve për këshillat bashkiake ka edhe shqiptarë.

Jetlir Kulla, i cili ka shkuar fëmije në SHBA, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në Amerikë për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut.


Waterbury, qyteti i pestë më i madh në Connecticut, është qendra e shqiptarëve atje ku jetojnë mbi 10.000 vetë në qytetin me popullsi 110.000 banorë.

“Jam krenar që jam pjesë e një grupi këshilltarësh që bashkë me kryetarin e bashkisë kemi bërë shumë zhvillime në qytetin tonë. Mbi 3000 mijë punë të reja janë krijuar, 10-projekte të ndryshme janë mbaruar për modernizimin dhe konstruktimin e shkollave lokale. Dhe gjithashtu mbi 13 milion dollar janë investuar në shtatë vitet e fundit për parqet rreth e qark. Por, ka edhe më shumë punë për të bërë, kështu që dua të kandidoj që të ecim akoma më përpara”, tha Jetlir Kulla.

Ndërsa Visar Tasimi kandidon për këshillin bashkiak në Naugatuck, qyteti fqinj  me Waterbury, i cili ka 30.000 banorë.

Ai thotë se ka vënë kandidaturën pasi mendon se duhet të ketë një pjesëmarrje të rinisë në qeverinë lokale.

Tasimi është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të  Diasporës pranë qeverisë së Tiranës.

Të integruar në SHBA dhe përveç profesioneve që ushtrojnë, dy të rinjtë janë angazhuar edhe në politikë.  Por çfarë do të thotë kjo për komunitetin shqiptare në SHBA?

“Së pari dua të them që për mua ishte një krenari e madhe të zgjidhesha në këshillin bashkiak si shqiptari i parë në shtetin e Connecticut, gjithashtu jam dhe tepër krenar që Visari ka hedhur kandidaturën. Në qytetin e Watebury mendohet se ka mbi 10000 shqiptarë, kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme për të qenë një zë për gjithë shqiptarët e zonës’, thotë Jetlir Kulla.

Derisa Visar Tasimi konsideron se për komunitetin shqiptar është e domosdoshme të ketë përfaqësim në organet qeveritare.

“Naugatuck nuk ka aq shqiptarë sa Waterbury, por ndikimi është shumë i dukshëm. Me biznese nxënës të shkëlqyer në shkollë dhe shumë të tjera, besoj se kandidatura e Jetlirit dhe e imja ia hapin rrugën shqiptarëve të tjerë të kandidojnë për më lart”, shprehet ai./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori