LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria zyrtarizon një tjetër miqësore për qershor, do të luaj në udhëtim te Çekia

Shqipëria zyrtarizon një tjetër miqësore për qershor, do të luaj në udhëtim te Çekia

Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar miqësoren e muajit qershor.

Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 Qershor 2021 në udhëtim.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në kryeqytetin çek, Pragë, ndërsa ora e nisjes dhe stadiumi mbeten të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësueses shqiptare brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të sfidojnë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë me Republikën Çeke në histori. Në të kaluarën Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar 5 duele me Çekosllovakinë, nga të cilat 3 miqësore dhe dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Më 17 shtator 1950, Çekosllovakia fitonte ndaj Shqipërisë 3-0 në miqësoren e luajtur në Pragë, ndërsa më 29 nëntor 1952 Kombëtarja fitonte 3-2 ndaj çekosllovakëve në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”.

Golat për tanët u shënuan nga Zihni Gjinali, Qamil Teliti dhe Skënder Jareci. Vetëm pak ditë më vonë, më 7 dhjetor 1952, Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore me Çekosllovakinë, duke triumfuar sërish me rezultatin 2-1 falë golave të Zihni Gjinalit dhe Loro Boriçit.

Dy përballjet e fundit mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë janë zhvilluar më 1 maj 1991, ku Kombëtarja jonë u mund nga çekosllovakët me rezultatin 0-2 në Tiranë dhe e dyta më 16 tetor 1991 me Çekollsovakinë që fitoi 2-1 ndaj Shqipërisë në Olomouc. Të dyja takimet ishin të vlefshme për eliminatoret e Europianit 1992.

Në vitin 1993, Çekosllovakia do të shpërbëhej për të krijuar dy shtete, Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Qysh prej asaj kohe Shqipëria dhe Çekia nuk janë përballur me njëra-tjetrën.

Kombëtarja e Çekisë drejtohet nga trajneri Jaroslav Šilhavý, ndërsa çekët aktualisht renditen në vendin e 42-të në klasifikimin e FIFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori