LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U21 bind me lojë dhe mposht Bullgarinë me rezultat të pastër

Shqipëria U21 bind me lojë dhe mposht Bullgarinë me rezultat të pastër

Shqipëria U-21 luajti pasditen e kësaj të marte miqësoren e programuar ndaj Bullgarisë, me skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi që bëri një paraqitje shumë të mirë, duke fituar me rezultatin 3-1.

Protagonistë me golat e tyre në këtë ndeshje ishin Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Medon Berisha, ku dy prej golave u shënuan në pjesën e parë të takimit, ndërsa goli i tretë në fraksionin e dytë të lojës.


Trajneri Bushi hodhi në fushë këtë formacion titullar: Klidman Lilo (GK), Agan Mjaki, Elmando Gjini, Ajdi Dajko, Paulo Buxhelaj, Tim Civeja, Medon Berisha (C), Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Arlind Rexhepi.

Kuqezinjtë gjejnë epërsinë që në minutën e nëntë të takimit, me golin që vjen pikërisht nga kombinimi i bukur Kurtulan-Rexhepi-Shpendi. Arda Kurtulan nis një aksion të shpejtë, duke lëvizur mirë drejt zonës kundërshtare dhe duke pasur për Arlind Rexhepi. Ky i fundit shërben bukur në zonë për talentin Stiven Shpendi, i cili nuk e humb rastin, por dërgon topin në rrjetë dhe kalon Shqipërinë në avantazh.

Katër minuta më vonë, Kurtulan bëhet sërish protagonist, duke dyfishuar vetë shifrat për ekipin e Shpresave. Mesfushori kuqezi dërgon me kokë topin në rrjetën bullgare pas një krosi të saktë të Arlind Rexhepit. Bullgarët ngushtojnë rezultatin në minutën e 23-të, me kapitenin e skuadrës, Stoyanov, i cili realizon gol me një goditje brenda zonës tonë. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-1 në favor të ekipit tonë.

Në nisje të pjesës së dytë, tekniku Bushi bën zëvendësimin e parë në radhët e kuqezinjve, duke futur në lojë portierin Simon Simoni në vend të Klidman Likos. Sakaq, katër minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, Medon Berisha trefishon shifrat për kuqezinjtë, duke realizuar me kokë, pas një goditje dënimi.

Trajneri Bushi bën tre zëvendësime në minutën e 60-të, duke hedhur në fushë Steven Balën, Ermis Selimaj dhe Edon Prutin në vend të autorit të golit të tretë dhe kapitenit Medon Berisha, Paulo Buxhelaj dhe Ajdi Dajkos. Pak minuta më vonë, tekniku kuqezi rifreskon sërish skuadrën, duke provuar kështu thuajse të gjithë elementët e thirrur në këtë grumbullim. Antonio Delaj futet në fushë në vend të golashënuesit të kësaj sfide, Arda Kurtulan, ndërsa Reild Kurti dhe Stiven Bibo futen në vend të Agon Mjakit dhe Adrion Pajazitit. Sakaq, edhe Gjumsi, Qefalija, e Zuka hyjnë në lojë në vend të Tim Civejës, Elmando Gjinit  dhe Arlind Rexhepit.

Në minutën e dytë të shtesës, Shpendi provon nga brenda zonës bullgare, por kundërshtari bllokon topin, duke i mohuar një mundësi të mirë për të vulosur rezultatin final. Sakaq, ndeshja mbyllet me fitoren e kuqezinjve 3-1, në një ndeshje mjaft të bukur dhe të dominuar totalisbt nga ekipi i drejtuar nga Alban Bushi.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori