LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do të prezantohet në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2023’

Shqipëria do të prezantohet në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2023’

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit.

Të martën, festivali evropian publikoi listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.


Shqipëria sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.

Zbulohet logoja dhe slogani i “Eurovision 2023”
Lexo po ashtu Zbulohet logoja dhe slogani i “Eurovision 2023”

Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Foto: Eurovision

Ndërsa në natën e parë garojnë 17 shtete të cilat janë: Serbia, Letonia, Irlanda, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Malta, Suedia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Holanda, Finlanda, Azerbajxhani dhe Republika Çeke.

Foto: Eurovision

Vetëm 10 shtete nga nata e parë dhe 10 shtete nga nata e dytë do të kualifikohen në finalen e madhe të 13 majit.

Njëzet finalistëve nga dy netët gjysmëfinale, iu bashkëngjiten pesë shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

Çfarë thotë teksti i "Duje" - këngës reprezentuese të Shqipërisë në 'Eurovision 2023'?
Lexo po ashtu Çfarë thotë teksti i "Duje" - këngës reprezentuese të Shqipërisë në 'Eurovision 2023'?

Shqipëria sivjet përfaqësohet në Eurovision nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori