LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet logoja dhe slogani i “Eurovision 2023”

Zbulohet logoja dhe slogani i “Eurovision 2023”
Foto: Screenshot/BBC

Eurovision 2023 pritet të mbahet në Liverpool, ndërsa do të ketë sloganin “United by Music”, me një vepër artistike që tregon zemrat që rrahin së bashku.

BBC theksoi se kjo “pasqyron vetë origjinën e konkursit”, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment transmetimi për të bashkuar Evropën.


Ngjarja e sivjetme do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, sepse është e rrezikshme ta organizosh atë në Ukrainë për shkak të luftës, marrë parasysh që grupi i tyre ‘Kalush’ u shpallën fitues në 2022.

Foto: Screenshot/BBC

Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Konfirmohen 37 shtetet që do të marrin pjesë në Eurovision 2023
Lexo po ashtu Konfirmohen 37 shtetet që do të marrin pjesë në Eurovision 2023

Një ceremoni zyrtare, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George’s në Liverpool në orën 19:00 të martën në BBC Two.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.

Foto: Screenshot/BBC

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të pakësuar në 20 nga publiku – në një ndryshim të rregullave – përpara finales së madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë.

Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

Fituesit e Eurovisionit në 2022

Mbretëria e Bashkuar doli e dyta vitin e kaluar falë Sam Ryder me projektin “Space Man”.

Teksa zbuloi logon, Martin Green, drejtor menaxhues i ngjarjes për BBC, tha: “Identiteti i këtij viti përmbledh në mënyrë të përsosur partneritetin e mahnitshëm në të gjithë konkursin dhe më e rëndësishmja, fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit në mbarë botën”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori