LAJMI I FUNDIT:

Sa shumë ndryshime tek Shqipëria, Panucci sjell lojtar të rinj dhe lë jashtë gardën e De Biasit

Sa shumë ndryshime tek Shqipëria, Panucci sjell lojtar të rinj dhe lë jashtë gardën e De Biasit

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Kuqezinjtë do të debutojnë në Ligën e Kombeve të premten në Elbasan Arena përballë Izraelit.


Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka publikuar listën me 25 futbollistë të ftuar për këto dy ndeshje.

Në këtë listë risi janë emrat e lojtarëve si Egzon Binaku (Malmo), Enea Mihaj (Panetolikos), Besir Demiri (Mariupol) dhe Herdi Prenga (Inter Zapresic).

Ndërkohë jashtë listës kanë mbetur garda e vjetër që De Biasi besonte shumë në ta.

Ermir Lenjani nuk është ftuar fare nga Panucci, që njëjtë ka vepruar edhe me Sokol Cikalleshin, Arlind Ajetin, Naser Alijin, Liridon Latifi, Kamer Qaka e Azdren Llullaku ndërsa Ylber Ramadani dhe Kristal Abazaj janë grumbulluar nga U21.

Ftesë nuk ka marrë as Amir Abrashi që është rikthyer nga lëndimi por që ende nuk ka luajtur me Freiburgun.

Mërgim Mavraj është grumbulluar nga Panucci edhe pse qendërmbrojtësi vazhdon të mbetet pa skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori