LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e sulmon Izraelin, ky është formacioni i kuqezinjve

Shqipëria e sulmon Izraelin, ky është formacioni i kuqezinjve

Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë një ndeshje tejet të vështirë ndaj Izrealit.

Por pa marrë parasysh rivalin, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka vendosur për formacionin titullar.


Italiani do ta sulmojë Izraelin pasi 11 lojtarët e vendosur në fushë janë ofensivë.

Porta do të jetë e besuar për super Etrit Berishën i cili po kalon nëpër një formë të lartë.

Ndërkohë në mbrojtje është katërshja, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli.

Mesfusha do të jetë me Burim Kukelin, Amir Abrashin dhe Taulant Xhakën.

Ndërkohë treshja ofensive pritet të jetë me Azdren Llullakun, Bekim Balajn dhe Ledian Memushajn. /Telegrafi/