LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, shoferi i fugonit e ngacmon seksualisht nxënësen 14-vjeçare

Shqipëri, shoferi i fugonit e ngacmon seksualisht nxënësen 14-vjeçare
Foto: Ilustrim

Vajza 14-vjeçare nga zona e Përmetit që u ngacmua seksualisht nga shoferi i fugonit me të cilin udhëtonte nga fshati për në qytetin e Këlcyrës ia tregoi fillimisht mësueses kujdestare shqetësimin e saj. Nxënësja me inicialet K.C nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht Nikolin J. ngacmonte përmes formave të ndryshme 14-vjeçaren madje dhe fizikisht. Pasi e mitura ka shprehur problemin e saj tek mësuesit e shkollës është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshminë për efektivat blu në prezencën e psikologut.


Vetë nxënësja ka rrëfyer ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit. Në vazhdim të procedurave ligjore policia e Përmetit ka ndaluar shoferin e furgonit për veprën penale ” Ngacmimi seksual”. /euronewsalbania/