LAJMI I FUNDIT:

Shqetësime te Juventusi: Chiesa viziton një specialist për lëndimin në gju

Shqetësime te Juventusi: Chiesa viziton një specialist për lëndimin në gju

Raportimet në Itali bëjnë të ditur se ylli i Juventusit dhe Italisë, Federico Chiesa ka vizituar specialistin për lëndimin në gju, Christian Fink, pasi e pësoi atë në derbin kundër Interit para pushimit ndërkombëtar.

Paraqitja e Chiesas në Giuseppe Meazza zgjati mezi 15 minuta, me italianin që u inkuadrua në pjesë të dytë, duke u detyruar të largohej nga ndeshja.

Sipas Sky Sport Italia dhe Sport Mediaset, ai ka vizituar mjekun Fink në Austri. Ai është i njëjti kirurg që kreu operacion në gju të ish-yllit të Fiorentinës në janar të vitit 2022 pas një dëmtimi të ligamentit në fitoren 4-3 ndaj Romës në Stadio Olimpico.

Cila është gjendja e Chiesas
Lexo po ashtu Cila është gjendja e Chiesas

Chiesa thuhet se kërkoi një vizitë paraprake dhe nuk besohet të ketë pësuar një lëndim tjetër të rëndë.

“Ai e ka këtë dhimbje që e mban me vete për një kohë. Ai është pak i frikësuar, por nuk është asgjë e madhe”, deklaroi trajneri i Juventusit – Massimiliano Allegri në një konferencë për shtyp pas fitores së Juventusit ndaj Interit më 19 mars.

A mund të jetë Chiesa ‘arkitekti’ i rikthimit të madh të Juventusit – italiani ka treguar se mund të jetë vendimtar në ndeshjet kryesore
Lexo po ashtu A mund të jetë Chiesa ‘arkitekti’ i rikthimit të madh të Juventusit – italiani ka treguar se mund të jetë vendimtar në ndeshjet kryesore

Chiesa u hoq nga lista e Italisë për ndeshjet kundër Anglisë dhe Maltës, derisa vazhdon rikuperimin në Torino.

25-vjeçari ka bërë 17 paraqitje në nivel klubi këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori