Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës, që do të zhvillohen në këtë mesjavë.

Në ndeshjen kryesore ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, gjykimi i takimit i është besuar Shpëtim Murtezit, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani.


Ndërsa gjyqtari i katërt i këtij takimi do të jetë Valbon Hoxha.

Shpetim Murtezi1

Ndërsa në ndeshjen që do të luftohet për mbijetesë në elitë ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89, gjyqtar është caktuar Dardan Çaka, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse i katërti do të jetë Alban Shala.

Më poshtë delegimet e gjyqtarëve për javën e 33-të:

182800088 492020645442814 7652677176868906378 n

telegrafi sport app