Shpërthimi në Botëror me Zvicrën, Manzambi kërkohet nga skuadra angleze


Johan Manzambi ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026 me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar 3 gola dhe duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të turneut, gjë që ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas Keith Downie të Sky Sports, Newcastle United është një nga klubet që po e monitoron nga afër mesfushorin e Freiburgut.
20-vjeçari po luan një rol të rëndësishëm për Zvicrën në këtë Botëror, duke konfirmuar formën e tij të mirë edhe pas një sezoni të fortë në nivel klubesh, ku ndihmoi Freiburgun të arrijë deri në finalen e Europa League, ku u mposhtën nga Aston Villa.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe gjiganti italian Roma, por që çmimi i tij ka bërë që Giallorosët të tërhiqen nga gara.
Raportohet se Freiburg e vlerëson kartonin e tij rreth 42 milionë funte, që përkthehen afërsisht në 49 milionë euro.
Newcastle mund të sigurojë fondet për transferimin e tij nëse shet një nga mesfushorët kryesorë të skuadrës, me Sandro Tonali dhe Bruno Guimarães që përmenden si emra potencialisht të largueshëm. /Telegrafi/









































