LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i madh te shtëpia e Armand Dukës, policia shqiptare jep detajet e para zyrtare

Shpërthimi i madh te shtëpia e Armand Dukës, policia shqiptare jep detajet e para zyrtare

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek shtëpia e presidentit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar, edhe pse familja e Dukës ka qenë brenda shtëpisë.


Vet i pari i FSHF-së foli për gazetarët duke treguar se sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij, teksa tregoi se në kamerat e sigurisë është parë një njeri duke vendosur shpërthimin.

Duka flet pas shpërthimit që i ndodhi në shtëpinë e tij, tregon edhe pamjet që ka parë në kamerat e sigurisë
Lexo po ashtu Duka flet pas shpërthimit që i ndodhi në shtëpinë e tij, tregon edhe pamjet që ka parë në kamerat e sigurisë

Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar mbi shpërthimin me tritol në afërsi të banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës së Dukës.

Deri më tani, nuk ka një person të dyshuar për ngjarjen, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Duka së fundmi është në një ‘luftë’ në distancë me të parin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili synon ta rrëzojë atë nga FSHF-ja.

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, reagojnë Veliaj dhe Basha
Lexo po ashtu Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, reagojnë Veliaj dhe Basha

Por pas shpërthimit tek shtëpia e Dukës, ka reaguar edhe Veliaj i cili ka thënë se duhet të intervenojë urgjentisht policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, pasi sipas Veliajt, Duka është kundërshtari i tij, por jo armiku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori