LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, reagojnë Veliaj dhe Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, reagojnë Veliaj dhe Basha
(Foto: Panorama)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Ai ka deklaruar se është kundërshtari dhe jo armiku i tij. Ndërsa shtoi që institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën teksa i bëri thirrje policisë e prokurorisë që të hetojnë ngjarjen dhe të vendosin para drejtësisë autorët.


“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe por ai kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, ka theksuar Veliaj për emisionin TPZ, transmeton Panorama.

Kreu i PD-së,i Lulzim Basha, ka reaguar për zhvillimet në Federatën Shqiptare të Futbollit, si dhe shpërthimin me eksploziv në afërsi të shtëpisë së Dukës.

Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit
Lexo po ashtu Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se këto zhvillime tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin e çdo institucioni. Sipas tij, tensionet e shpalosura ditën e sotme, duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”, është shkrimi i tij.

Eskalon situata në Shqipëri, FSHF i nxjerr audio incizimin Erion Veliajt i cili flet fjalë banale duke thënë se synon ta kontrollojë futbollin
Lexo po ashtu Eskalon situata në Shqipëri, FSHF i nxjerr audio incizimin Erion Veliajt i cili flet fjalë banale duke thënë se synon ta kontrollojë futbollin

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori