LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Nuk më befasoi rezultati i zgjedhjeve

Shpend Ahmeti: Nuk më befasoi rezultati i zgjedhjeve

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti, në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se nuk është befasuar nga rezultati i zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Ahmeti ka thënë se Prishtina është në interes të secilës parti politike.


“ Nuk u befasuam sepse besojmë që edhe deklarimet publike që i kam bërë, kam thënë që Prishtina është në interes të secilës parti politike, dhe se lufta do të jetë të shkojmë pa balotazh. Ne kemi arritur ta maksimizojmë votën, dhe ishte një dalje rekorde me 81 mijë votues, ishte kjo dalje rekorde”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/