LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkursi për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Shpallet konkursi për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Është shpallur konkurs i ri për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ndërsa sipas vendimit të Kuvendit të RMV-së, anëtarët aktualë nuk kanë të drejtë rikandidimi.

Çdo kandidat për kryetar duhet të ketë së paku dhjetë vite përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë, prej të cilave së paku tetë vite përvojë në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të së drejtës, ndërsa për anëtarë në KSHPK, përveç përvojës dhjetë vjeçare, mjaftojnë gjashtë vite përvojë në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, njëkohësisht e ka shpallur konkursin te shoqatat e gazetarëve, shoqatat e tjera dhe fondacionet që të marrin pjesë në intervistën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Siç dihet, kryetari dhe gjashtë anëtarë zgjidhen në përbërje të Komitetit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori