Çmimet Golden Raspberry (Mjedra e Artë), të njohur si çmimet Razzie, “vlerësojnë” më të keqen që ofron Hollywoodi, ndërsa triumfues (humbës) këtë vit është “The Emoji Movie” që është shpallur filmi më i keq, njëherësh ka marrë Mjedrën e Artë për regjisorin më të keq, skenarin më të keq dhe kombinimin më të keq në ekran.
Dy çmime i ka marrë edhe “Fifty Shades Darker” (aktorja më e keqe në rol dytësor dhe ribarja ose vazhdimi më i keq). Të mëdhenjtë e ekranit, Tom Cruise dhe Mel Gibson, janë vlerësuar si aktori më i keq në rol kryesor, respektivisht aktori më i keq në rol dytësor.
Çmimet Razzie zakonisht shpallen në të njëjtën fundjavë me Academy Awards, ndërsa 1.000 anëtarë nga të gjitha shtetet amerikane (pos Montanas) votojnë për të zgjedhur më të këqijtë në nëntë kategoritë.
Më poshtë është lisat e fituesve (të cilët teknikisht janë humbës):
“The Emoji Movie”
Tyler Perry (“BOO! 2: A Madea Halloween”, ku luan rolin e femrës)
Tom Cruise (“The Mummy”)
Mel Gibson (“Daddy’s Home 2”)
Kim Basinger (“Fifty Shades Darker”)
Çdo dy Emoji të padurueshme në “The Emoji Movie”
“Fifty Shades Darker”
Tony Leondis (“The Emoji Movie”)
(Foto: Getty Images)
“Baywatch”
“The Emoji Movie” – ( Tony Leondis, Eric Siegel dhe Mike White)
/Telegrafi/