LAJMI I FUNDIT:

Shoqata për personat me nevoja të veçanta kërkon më shumë transparencë dhe efikasitet nga shteti i Maqedonisë

Shoqata për personat me nevoja të veçanta kërkon më shumë transparencë dhe efikasitet nga shteti i Maqedonisë
Left Behind

Transparencë, efikasitet dhe shpërndarje efikase e të ardhurave nga lojërat e fatit dhe lojërave argëtuese tek organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe qasja dhe mundësi të barabarta për të gjithë, kërkojnë nga shteti i Maqedonisë Shoqata e personave me aftësi të kufizuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin “Lojërat e fatit mbi të pafatët”, çka është tema e Shoqërisë “Polio Plus”, në kuadër të projektit “Margina Obskura”, e përkrahur nga BE, ku kanë marr pjesë edhe përfaqësues nga organizata të këtilla nga vendi dhe rajoni, si dhe përfaqësues nga Qeverie a Republikës së Maqedonisë dhe nga grupi i deputetëve të formuar për ndihmën e personave me nevoja të veçanta.


Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzhalovski beson se është e mundur që kjo shifër të arrijë në 20 deri në 30 milionë euro deri në vitin 2020.

Kryetari i “Polio Plus”, Zvonko Savreski, beson se shteti kurrë nuk ka qenë transparent në lidhje me këtë çështje dhe kjo është një arsye për mosmarrëveshje mes vetë organizatave.

Në diskutim, ndër të tjera u theksua nevoja që organizatat e personave me aftësi të kufizuara të bashkohen “me një zë” për këtë betejë për reformimin e sistemit për financimin e organizatave të shoqërisë civile. /Telegrafi/