LAJMI I FUNDIT:

“Shoplifters” fiton Palmën e Artë në Kanë

“Shoplifters” fiton Palmën e Artë në Kanë
(Foto: Getty Images)

Juria e edicionit të 71-të të Festivalit të Filmit në Kanë, në krye me aktoren australiane, Cate Blanchett, ia ka ndarë Palmën e Artë filmit “Shoplifters” te regjisorit japonez, Hirokazu Koreeda.


Veterani i kinematografisë botërore, Spike Lee, ka marrë Çmimin e Madh (çmimin e dytë) me filmin “BlacKkKlansman”, derisa regjisorja libaneze, Nadine Labaki, ka marrë çmimin e jurisë me filmin “Kafarnaum”.

Aktori më i mirë është shpallur Marcello Fonte për rolin e tij në filmin “Dogman”, me regji të Mattea Garronea, derisa aktorja më e mirë është shpallur Samal Yeslyamova.

Çmimin special e ka fituar regjisori Jean-Luc Godard, ndërsa Blanchett e ka përshkruar si “artist të filmit, i cili vazhdimisht e definon dhe i jep formë mënyrës se si duhet të jetë një film”.

Meqenëse Godard nuk ishte i pranishëm, çmimin e morën producentët Fabrice Aragno dhe Mitra Farahani.

Njohjen për regjisorin më të mirë e mori regjisori Pawel Pawlikowski për filmin “Ida”, derisa çmimin për skenarin më të mirë e fitoi “3 Faces”.

Në garë për Palmën e Artë ishin 21 filma, ndërsa festivali është mbyllur me projeksionin e filmit “The Man Who Killed Don Quixote”, me regji të regjisorit britanik, Terry Gilliam. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori